Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar dy persona pasi që ata janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati, transmeton Front Online.
“Rr. Musa Zajmi, Gjakovë 12.09.2020, 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati (bixhoz). Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri aparate Apex nga Dogana e Kosovës. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje”, është thënë nga Policia e Kosovës