×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arabia Saudite do t’i largojë gradualisht kufizimet për pelegrinazhin e Umres

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Vendimi për lejimin e kryerjes së Umres, që është pelegrinazh më i vogël se haxhillëku, erdhi pas gati gjashtë muajve të ndalimit.

    Duke filluar nga data 4 tetor, sauditët dhe banorët e huaj në Arabinë Saudite do të lejohen që ta kryejnë Umren në Xhaminë e Madhe në Mekë me kapacitet prej 30 për qind të numrit të zakonshëm të njerëzve ose nga 6,000 persona në ditë, bëri të ditur agjencia SPA, duke e cituar një burim të Ministrisë së Brendshme.
    Për më tepër, nga data 18 tetor, Arabia Saudite do të lejojë nga 15,000 pelegrinë në ditë që t’i kryejnë Umren dhe lutjet në xhaminë e profetit Muhamed në Medine, shkruan Anadolu.

    Agjencia zyrtare e lajmeve njoftoi se besimtarët lokalë dhe ndërkombëtarë që vijnë për Umre dhe lutje do të pranohen duke filluar nga 1 nëntori, ndërsa Xhamia e Madhe dhe xhamia e profetit Muhamed do të jenë të hapura me kapacitet të plotë, duke i respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19.

    Ndryshe, pelegrinazhi i haxhillëkut këtë vit ishte i kufizuar vetëm për një numër të vogël besimtarësh për shkak të pandemisë. Pelegrinët nga vendet e huaja nuk patën mundësi ta kryejnë këtë ritual të rëndësishëm të Islamit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Të tjera
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.