×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli kthen në rivendosje rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, avokati tregon se ka të dyshuar politikan dhe biznesmen

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Departamenti Special i Gjykatës së Apelit në Prishtinë e ka kthyer lëndën në rivendosje, dhe kështu aktakuza e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, nuk është konfirmuar. Gjatë muajit Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kishte vazhduar masën e paraqitjes së detyrueshme në polici edhe për dy muaj të Dragisha Markoviq, Silvana Arsoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët dyshohen se u kanë ndihmuar autorëve me veprimet e tyre në kryerje të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

    Avokati mbrojtës, Musa Damati i të akuzuarës, Silvana Arsoviq, e cila ka qenë asistente e partisë, tregon për KosovaPress se janë aprovuar ankesat dhe kundërshtimet e avokatëve në këtë rast penal.

    “Aktakuza e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, nuk është konfirmuar. Përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës së Apelit në Prishtinë e ka kthyer lëndën në rivendosje. Duke i aprovuar me këtë mënyrë ankesat dhe kundërshtimet e avokatëve në këtë rast penal”, deklaron Damati.

    Ndër tjera, Damati shton se përveç të dyshuarave të cilët janë të përfshirë në këtë procedurë, ekzistojnë dyshimet edhe për figura të tjera të biznesit, politikës dhe mafias.

    “Përveç kësaj si fitore juridike e mbrojtjes konsiderohet se edhe në raport me klientën time, është refuzuar propozimi i Prokurorisë Speciale për caktim të masës të arrestit shtëpiak, dhe është caktuar apo vazhduar masa e paraqitjes në stacionin policor në raport me klienten time. Me rëndësi është të theksohet se në këtë rast voluminoz penal përveç të dyshuarve të cilat janë në procedurë, ekzistojnë dyshimet preliminare se kemi të bëjmë edhe me figura të tjera të botës së biznesit, politikës dhe mafias të cilat janë të dyshuar në këtë rast penal”, thekson ai.

    Damati thekson se duke u bazuar në vendimin e fundit në këtë rast penal, pritet që të procedohet më tutje me shqyrtimin lidhur me rivendosjen në këtë rast.

    Lideri i Partisë Liri, Demokraci dhe Barazi, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje më 16 janar 2018 në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

    Mediat serbe e përshkruan vrasjen si akt të kryer në makinë nga më shumë se një person, derisa Ivanoviq po shkonte në zyrat e partisë. Policia dyshon se një makinë e gjendur e djegur në një tjetër rrugë të Mitrovicës është përdorur nga autorët e krimit, e më pas është djegur për të humbur gjurmët.

    Në nëntor 2019, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Më 2 dhe 3 qershor të këtij viti në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është takuar me Bordin e ZRrE-së për të diskutuar shqetësimet e sektorit privat në...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke u bazuar në Planin e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2025, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, sot në Tiranë. Osmani tha se këtë takim po...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan...
    Lajme16 Maj 2025
    Gjatë një diskutimi për rëndësinë e Samitit në Tiranë, analisti politik Roland Qafoku ka reaguar live në “Kosova Live” me tone të...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se “pengesat e fundit” në krijimin e një mjedisi të lirë medial në Kosovë...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Numri i njerëzve që përballen me “nivele të larta të pasigurisë ushqimore”, është rritur për të gjashtën herë radhazi si shkak i...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit. Nikoqiri Edi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.