×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Apeli i mjekut shqiptar: Tregoni kujdes, Coronavirusi ‘gjallon’ ende mes nesh

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Infektologu shqiptar, Tritan Kalo, jep një mesazh të rëndësishëm për qytetarët, teksa thekson se koronavirusi “gjallon” ende mes nesh.

    Përmes një mesazhi në “Facebook”, mjeku i njohur tregon ditën e tij të ngjeshur, që nis herët në mëngjes me hyrjen në oborrin e QSUT, e deri te largimi nga spitali.

    Sipas tij, kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve duhet të vazhdojë, pasi kështu mund t’ia dalim mbanë me këtë sfidë jo të lehtë për t’u fituar!!!

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    ”Kohë Kovidiane….Sensibilizimi ynë, vetëndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditë e fundit kanë filluar të harohen e nënvlerësohen për shumë e shumë prej jush….Mos haroni se Sars-Cov2/Covid-19 “gjallon” ende mes nesh….22.06.2020…Dita e Ekuinoksit Pranveror…Dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre….

    Duke filluar nga nesër dita, shpresa, optimizmi i natyrës por edhe i yni si shoqëri fillon drojtazi por e sigurtë, të përftojë në kohë perkundrejt natës, ndrydhëses emocionale e kohëbjerrëse…..

    Dita e sotme për mua rrolli në të njëjtën rutinë sikundër kanë rrjedhur ditët prej shumë e shumë muajsh….Hy herët në mëngjes në oborrin e QSUT-së dhe kaloj para kësaj pankarte inkurajuese dhe mirënjohëse për një EKIP të tërë mantelbardhësh, Infermjeresh, Imazheristësh, Farmacistesh, Administratores dhe Koordinatoresh, sanitaresh, barrelistësh, shoferësh, punonjës Rendi në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbrij në zyrën time të ndodhur në mes të pavjonit të parë…..Infermjeret tona janë aty të pa përtuara për të ndihmuar të sëmurët në çdo sekondë…..

    Vijon më pas vizita e të sëmurëve i mbrotjur me pajisjet personale….Në fund të kësaj ditë-pune vjen largimi për në shtëpi, DHE unë lë pas vetes degëzat e ullinjve në oborrin e spitalit, të mbushura këtë vit me frutet e shpresës, për mbarimin në një ditë jo shumë të largët të kësaj Sfide jo të lehtë për të gjithë, sfidës me sëmundje-shkaktuesin e jetë-marrësin Sars-Cov2/Covid-19….Ju rikujtoj se Kujdesi i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve kurrë nuk duhet nënvlerësuar…..Së bashku do ja dalim mbanë përballjes me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.