Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë shpreson në një marrëveshje Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim, të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe ndihmën e amerikanëve dhënë në të gjitha etapat për popullin shqiptar.

    Përmes një statusi në Facebook, ambasadori Hasani, ka thënë se e ka njoftuar ambasadoren Kim për zhvillimet politike në Kosovë.

    Ndërsa ka thënë se ambasadorja Kim pret që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me një marrëveshje të përgjithshme, për të cilën angazhohet edhe ShBA-ja.

    Ky është njoftimi i tij i plotë:

    Dje prita në Ambasadën e Kosovës, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

    Në takimin tonë miqësor, biseduam për marrëdhëniet tona historikisht miqësore, mes Amerikës dhe popullit shqiptar në përgjithësi. E falënderova ambasadoren për mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake që ka bërë e po e bëjnë për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Një falënderim për të gjithë Presidentët Amerikan që kanë dalur në mbrojtje të popullit Shqiptarë në kohë të ndryshme të zhvillimit të shtetit e kombit në histori.

    I shpreha falenderim ambasadores për rolin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Amerika në çlirimin e Kosovës dhe në zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.

    Po ashtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rreth saj dhe ndamë mendime të njëjta për zhvillimet në rajon. Ndërsa Ambasadorja Kim, potencoj sa e rëndësishme është Kosova dhe çështja e Kosovës për administratën Amerikane, më së miri shihet që Riçard Grenell është i ngarkuari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

    Andaj dhe shpreson në fund në arritjen e një marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ambasadorja Kim shpreh kënaqësinë e saj që ishte për vizitë në Ambasadën e Kosovës dhe theksoj se SHBA-të Kosovën e sheh nga një lente e veçantë dhe se është e bindur që marrëdhëniet dypalëshe do të vijnë duke u forcuar në të ardhmen.

    Ambasadores ia prezentova ekspozitën për të kaluarën e popullit shqiptarë në vitet e nëntëdhjeta dhe gjatë luftës në Kosovë.

    Ia dhurova në shenjë mirënjohje Plisin e Bardhë simbol i lashtësisë së kombit tonë Shqiptarë nga Homeri e deri te Shqiptarët që mbajnë sot./kp/

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, te presidenti...
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly....
    Lajme08 Qershor 2023
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës...
    Sport08 Qershor 2023
    Kombëtarja e Kosovës e ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë,...
    Lajme08 Qershor 2023
    Gjatë orëve të pasdites së të enjtes, në shumë qytete e fshatra të Kosovës ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara...
    Lajme08 Qershor 2023
    Ditët e fundit i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kanë shprehur publikisht mosmarrëveshjet mes...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve The Associated Press, ku është ankuar për njëanshmëri ndaj Kosovës nga...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.