×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së: Çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Ray Nayler, gjatë një takimi sot me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka premtuar vazhdimin e përkrahjes së plotë për transparencën dhe pavarësinë institucionale të AKA-së.

    Ai me këtë rast tha se Ambasada amerikane përkrah plotësisht transparencën dhe pavarësinë institucionale të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

    “Puna e këtij institucioni është vitale për arsimin e lartë në Kosovë, ndërsa çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme”, ka thënë Nayler.

    Ndërsa, drejtori i AKA Naim Gashi tha se me vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), tani ka filluar procesi i akreditimit të programeve studimore.Ai ka thënë se mirëpresin financimin e fundit të projektit të Ambasadës së SHBA-së, e cila adreson nevojat imediate të Agjencisë së Akreditimit për kthimin e anëtarësisë në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), por njëkohësisht edhe për forcimin e kapaciteteve tona institucionale.“Edhe pse në kohë pandemie, kur gjithë bota pothuajse ishte e izoluar, për t’ju dalë në ndihmë institucioneve të arsimit të lartë, komunitetit akademik dhe studentëve, me angazhimin e ekspertëve eminentë ndërkombëtarë, ne kemi realizuar me shumë sukses vlerësimin në distancë. Deri më tani kemi përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa rezultatet jemi duke i pritur nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilat pritet të jenë pjesë e vendimmarrje në Këshillin Shtetëror të Cilësisë më 25 dhe 26 qershor”, ka thënë Gashi.

    Drejtori i AKA-së po ashtu ka thënë se me kapacitetet që posedon Kosova dhe me përkrahjen e Ambasadës amerikane dhe miqve ndërkombëtarë, do të nxitet rritja e cilësisë në arsim dhe ndërlidhja e sistemit arsimor me nevojat e vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, pavarësisht rekomandimit të Zyrës për Regjistrimin dhe...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale se e ka përfunduar...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur bindjen e tij të plotë se Bedri Hamza, është kryeministri më i mirë që mund...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një 25 vjeçar me inicialet L.I., si i  dyshuar për vjedhje në një lokal në rrugën “Gjinollët” në Gjilan. Sipas...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj dhe kreu i SPAK-ut në Shqipëri, Altin Dumani, kanë firmosur marrëveshje bashkëpunimi për krijimin...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë diskutuar në lidhje me dhuratat për festat e fundvitit. Driloni po u tregonte banorëve kërkesën e Sarës si...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierja, Rukije Uka-Grjaqevci, e cila ka shërbyer më shumë se 20 vjet...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Driloni i ka thënë Sarës setë gjithë banorët po mendojnë që ajo do të eliminohet të premten nga të nominuarit. Ai u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.