×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ali Ahmeti zbulon negociatat për qeverinë e re: Vetting në të gjitha nivelet, ja prioritetet tona

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Zoran Zaev i mandatuar për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dërgoi të mërkurën (26 Gusht) parlamentit emrat e kabinetit qeveritar nga ku zëvendës kryeministri dhe 5 ministra do të jenë shqiptarë sikurse në 100 ditët e fundit të qeverisë kryeministri do të jetë shqiptar.

    Në Kërcovë bastion i BDI i dërguari Top Channel Muhamed Veliu intervistoi liderin e partisë më të madhe të shqiptarëve, Ali Ahmeti. Zoti Ahmeti tregon për Top Channel se si u arrit marrëveshja për qeverinë e re. Ai thotë se të dyja forcat fituesve në zgjedhje hoqën dorë  nga barrikadimet duke marrë në konsideratë të shkuarën. Ahmeti flet për prioritetet e qeverisë së re që nga respektimi i marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

    Ahmeti thotë se duhet vetting në të gjithë shoqërinë e Maqedonisë së Veriut duke nisur nga ai i pari. “Kjo duhet të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që janë në politikë dhe kanë mbajtur poste publike dhe duan të vinë në pushtet në rrugë të paligjshme”, thotë Ahmeti. Prioritet i qeverisë do jenë edhe përfundimi i autostradës Shkup-Qafë Thanë dhe Shkup-Prishtinë. Ai është pyetur edhe për ftesën nga gjykata e Hagës, por për më shumë ndiqni intervistën e plotë të zotit Ali Ahmeti i dha gazetarit Muhamed Veliu.

    BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti në Qeveri do të përfaqësohet me:

    1-Artan Grubi zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik.
    2-Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.
    3-Fatmir Besimi – ministër i Financave,
    4-Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë,
    5-Naaser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor.
    6-Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri.
    Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hoxha nga Besa.

    Intervista e plotë:

    – Zoti Ahmeti, paraditen e sotme i mandatuari për themelimin e qeverisë së re, Zoran Zaev paraqiti parlamentit kabinetin qeverisës. Marrëveshja që arritët me zotin Zaev a ishte më e mira e mundshme?

    “E mira dhe e keqja s’kanë fund. Mendoj që të gjitha palët kanë arritur të mundshmen, sepse nga kompromiset, nga debatet sjellin edhe rezultatet. Kjo ka qenë një kompromis se cila palë është tërhequr nga barikadimi dhe jemi përpjekur që të jemi të arsyeshëm, racional dhe të vëmë në radhë të parë interesat e shtetit, të vëmë në radhë të parë stabilitetin e vendit. Kemi patur parasysh edhe zhvillimet në rajon, vendi ynë gjithmonë për këto 20 vite ka bërë përpjekje që të jetë një shembull I mirë për funksionimin e marrëdhënieve të brendshme sepse jemi në një vend specifik ku ardhmëria e vendit varet se si do të ndërtohen raportet midis dy vendeve të mëdha shqiptar dhe atij maqedonas dhe kanë përgjegjësi morale dhe shtetërore që ti harmonizojnë dhe t’i bashkëkoordinojnë të gjitha veprimet strategjike me gjithë qëllimin e mirë që vendi të funksionojë dhe marrëveshjet të përparojnë, siç është marrëveshja e Ohrit, që drejtpërsëdrejti ka ndikuar në ndryshimin e statusit politik dhe juridik të shqiptarëve në këto hapësira. Ju e shihni edhe vetë që këtë intervistë e bëjmë përpara monumentit “Nëna shqiptare”, që ajo përkujton bijtë e vetë të rënë, të pjekur e të shtypur në shekuj, që përpara saj prehen mbi 2 mijë mbetje mortore dhe pikërisht ne kemi bërë atë të mundurën që së paku nëna shqiptare të mos derdh lot. Gjithmonë kemi parasysh të kaluarën, ajo e kaluar ka qenë tepër e dhimbshme, tepër tragjike dhe sit ë tillë duhet ta kujtojmë por ajo të mos na përsëritet. Gjithmonë ju kam thënë autoriteteve këtu, kolegëve të mi maqedonas, kujtoni të kaluarën sepse duke kujtuar të kaluarën nuk do të bëhen gabime në të ardhmen dhe mendoj se të gjitha palët jemi të kujdesshëm, ajo e kaluar të mos na përsëritet, por të ndërtojmë bashkë një të ardhme të sigurt jo vetëm ne, por të jemi kontribues dhe një shembull i mirë për të gjithë rajonin e Ballkanit këtu. Ballkan i cili për shekuj ka qenë i trazuar, me problem etnike, me luftëra të drejta e të padrejta dhe fundi, sot të gjithë bashkë të bashkuar duhet të jemi drejt një qëllimi madhor, që edhe vendi ynë edhe rajoni në përgjithësi ashtu siç është një pjesë e integruar në NATO, litari të jetë i bashkuar në BE, synimi dhe qëllimi përfundimtari yni është ky dhe popujt të jetojnë të qetë, të lirë dhe në paqe të përhershme, në respekt reciprok për njëri tjetri”.

    -Falë vizionit tuaj 40% e qeverisë të re në Maqedoninë e Veriut do të jetë nën drejtimin e shqiptarëve, por a ka patur debate brenda BDI-së përsa i përket përzgjedhjes së ministrave shqiptarë.

    “Unë jam një politikan që nuk jam ndërtuar nga ekranet televizive, unë jam një politikanë që jam ndërtuar në lëvizje guerile, në lëvizje revulicionare, për ndryshimin e statusit politik e kombëtar të shqiptarëve jo vetëm këtu, të shqiptarëve të Maqedonisë, port ë gjithë shqiptarëve në hapësirat e ish Jugosllavisë. Nuk jam trajtuar si politikan në kancelari dhe e njoh shumë mirë edhe ata të cilët që mund të kenë ndonjë pakënaqësi, I njoh mirë edhe reagimet e vërteta dhe të pavërteta. Ato të arsyeshme dhe të paarsyeshme dhe këtë liri unë e kam instaluar në bashkimin demokratik për integrim. Unë sot kam regjistruar përvjetorin e 24-të të fitores së partisë time Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndonjë pakënaqësi edhe mund të ketë por është e menaxhueshme dhe e dakordueshme nga të gjitha palët. Ky subjekt politik në Maqedoninë e Veriut është investimi i shqiptarëve.

    -Cilat duhet të jenë prioritet e kësaj qeveria për të ndryshuar gjendjen social-ekonomike jo vetëm të shqiptarëve por të gjithë Maqedonisë së Veriut?

    “Si prioritet është respektimi i marrëveshjes paqësore të Ohrit, është respektimi I marrëveshjes së Prespës, respektimi I marrëveshjes me Bullgarinë, sepse këto tre marrëveshje na bënë me paqe, me stabilitet funksional, anëtar të NATO-s dhe do na bëjnë që së shpejti të jemi anëtar të BE-së. Në planin ekonomik jemi të vetëdijshëm që rajoni edhe bota po përballen me një krizë të thellë nga Covid, me pasoja të thella jo vetëm në shëndetin e njerëzve por edhe në ekonominë e vendeve, por kemi kuadro, ekspertë që të arrijmë sa me lehtësi, ta përballojmë dhe tejkalojmë këtë vështirësi në plan afatgjatë kemi përmbylljen e disa projekteve të mbetura përgjysmë siç janë infrastruktura. Prioritet për ne janë reformat në gjyqësi dhe ne kërkojmë që e pashmangshme të jetë vettingu, të kalojnë të gjithë politikanët, të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në pushtet dhe kanë drejtuar degastere të ndryshme. Kjo duhet të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që janë në politikë dhe kanë mbajtur poste publike dhe duan të vinë në pushtet në rrugë të paligjshme.

    -Zoti Ahmeti ju e përmbyllët me sukses sfidën e zgjedhjeve të parakohshme ndërkohë që në shtator ju pret një tjetër sfidë. Ju do të shkoni në tribunalin e Hagës për t’u përballur me prokurorin special. A u surprizuat nga kjo ftesë për tu marrë në pyetje?

    “Më tepër kam ndjerë dhimbje për të gjithë ata bashkëluftëtarë të mitë, të cilët tash edhe para 12 vitesh janë përballur me drejtësinë, sepse të gjitha ata që luftuan kundër një regjimi gjakatar. Por asnjëherë nuk jemi shmangur drejtësisë, asnjëherë nuk I jemi shmangur sundimit të ligjit”.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve....
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Sport26 Prill 2024
    Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka bërë shpejt rrugën e tij nga debutuesi  surprizë në titullar të rregullt të ekipit, në tre...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Chelseat, Maurico Pochettino e ka pranuar se janë të varur nga mesfushori anglez Cole Palmer. Pochettino, mes tjerash ka thënë...
    Lajme26 Prill 2024
    Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial...
    Lajme26 Prill 2024
    Pas pajises së Klinikës së Mjekësisë Bërthamore me aparaturën SPECT/CT/PET ministri i shëndetësisë Arben Vitia është shprehur i lumtur që kanë arritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.