×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Akuza për mosdeklarim të pasurisë, shtyhet seanca gjyqësore për Adriatik Llallën

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn për në 3 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

    Seanca u shty me kërkesë të avokatit, i cili ka kërkuar kohë të njihet me dosjen, raporton a2cnn.

    Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim. SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për disa akuza të rënda.

    Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal. Vetë Llalla tha se është njohur me akuzën e prokurorisë, dhe se pret të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor.

    Llalla i ka mohuar akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Prej kohësh, ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij.

    Llalla u largua nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2017, për t’ia dorëzuar mandatin e tij ish-prokurores së përkohshme, Arta Marku.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara, tha...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të mbyllen në orën 19:00....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit. 26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Dalja më e madhe në votime në përqindje po ndodhë në komunat me shumicë serbe. Sipas KQZ, dalja më e madhe deri...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komuna e Podujevës deri tani kanë votuar mbi 33%. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor të Kosovës nga 84 mijë e 23...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.