Mëngjesin e sotëm në kryeqytet, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një 20-vjeçare e cila po qarkullonte me biçikletë.
Nga njoftimi i policisë mësohet se rreth orës 10:30, në rrugën “Teodor Keko” një mjet ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten M.Gj., 20 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.