×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia e Ushqimit ka një kërkesë për të gjithë ata që duan të therin Kurban për këtë Bajram

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Agjencia e Ushqimit dhe Veternisës ka apeluar që shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtëpërsëdrejti nga ferma tek blerësi, shkaku i situatës me pandeminë.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, AUV’i ka bërë me dije se therja e kurbaneve është obligative të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë.

    “Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshët në ferma posedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë’, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të besimit Islam që me rastin e përmbushjes se ritit të therjes së Kurbaneve, për shkak të situatës pandemike COVID-19, shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtëpërsëdrejti nga ferma tek blerësi, për arsye se të gjitha lokacionet që kanë shërbyer si tregje të kafshëve janë të mbyllura dhe njëkohësisht nxjerrja e kafshëve në hapësira publike dhe grumbullimi i njerëzve është i ndaluar. Gjithashtu ju njoftojmë se, therja e kurbaneve është obligative të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë.

    Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi ju nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum. Kushtet teknike, sanitare dhe higjienike në thertoret e licencuara janë adekuate të cilat posedojnë ambient, temperatura dhe pajisje higjienik si kushte për therrje të sigurta, ku pengojnë kontaminimin e mishit nga faktorë të ndryshëm.

    Të gjithë personat fizik dhe juridik, të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe vendimet e Qeverisë, për masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshët në ferma posedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë.

    Si shoqëri, të tregojmë nivel të lartë të kulturës duke mos shfaqur imazhe të prerjes-therrjes së kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet. Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me policinë do të monitorojnë respektimin e masave dhe ndaj të gjithë shkelësve do të iniciohen procedura konform dispozitave ligjore në fuqi.

    Festoni sigurt dhe shëndetshëm

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.