
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka folur pas votimit të Qeverisë Hoti.Ai duke thumbuar atë që dikur kishte thënë ish-kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se “Jeta shumë e gjatë, kur dikush mendon që nuk mundet, mundet”.
Veliu ka thënë se pozita e tij prapë në kabinet nuk është inat e as revazh por zbatim i politikave partiake.
“Rrjedhat politike më tepër ka sjellë këtë rezultat. Nuk e kosnideroj revanzh timin ndaj askuj sepse nuk punoj me inate, revanzhe por me zbatim të politikave të subjektit që i takoj dhe me programin e qeverisë. Gjatë gjithë kohës e kanë përdorë si një lloj revanzhi ndaj meje sepse kanë thënë se nuk duan të merren me atë punë, por jeta është e gjatë dhe edhe kur dikush mendon që nuk mundet, mundet”.