Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thënë se për militantët që urojnë vdekje, nuk pritët asgjë tjetër kur elitat mbjellin dhunë. Ky reagim erdhi pasi urimeve për vdekjen të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili sot gjatë ditës njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
“Kur elitat politike mbjellin dhunë, urrejtje e përjashtim, nuk pritet diçka tjetër prej militantëve”, tha Abrashi.
Tutje, Abrashi tha se çështjen e urimit të vdekjes së Mustafës nga disa persona, duhet a trajtojnë si dukuri Shoqata e Psikologëve të Kosovës.
“Mendoj se Shoqata e Psikologëve të Kosovës, duhet ta trajtojë këtë dukuri”, ka shkruar Abrashi.
Abrashi njashtu i uroi shërim të shpejtë Mustafës.
“Shërim të shpejtë Kryetar e gjithashtu edhe gjithë atyre të prekurve nga Covid19”, tha Abrashi.
Gjithashtu, të parit të LDK’së i kanë uruar shërim nga koronavirusi edhe disa figura tjera të skenës politike.
Në mesin e tyre, presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, kundërkandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Ramush Haradinaj. Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e të tjerë.