Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, sërish i ka dalë në mbrojte kryeparlamentares, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit në seancën e djeshme u sulmua verbalisht nga një deputet i LDK-së.
Abazi,pvrmes një postimi në Facebook, ka thënë se halli i deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, është se Kryeparlamentarja mund të ngjitet në krye të Shtetit nga e hëna kur edhe Hashim Thaçi udhëton për Hagë.
Me këtë rast, ai ka thënë se po vijnë ditë të mira derisa paralajmëron ardhjen e Qeverisë Kurti.
“Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti!”, ka shkruar Abazi.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka ndërprerë, mbrëmë seancën ku po diskutohej për rishikimi ne buxhetit për vitin 2020.