Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë të punësuarit, të cilët kanë pritur për t’i marrë edhe nga 170 euro të premtuara nga buxheti i shtetit.
Ajo, në emisionin “Ekonomia n’Fokus”, ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit është paraparë të vazhdohet pakoja emergjente bashkë me të gjitha masat e parapara nga qeveria e kaluar në krye me Albin Kurtin.
Sipas saj Qeveria Hoti do të paguaj të gjithë të punësuarit në shumat të cilat kanë qenë të parapara dhe qytetarët nuk kanë për çfarë të brengosën lidhur me këtë.
Megjithatë, Bajrami ka treguar se vonesa e ekzekutimit të pagesave, përveç mungesës së mjeteve në buxhet lidhet me gabimet në aplikacionet për të përfituar këtë shumë.