×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A do të diskutohet javën e ardhshme për Asociacionin? Flasin nga BE-ja

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe po paralajmërohet të ndodhë në ditët në vijim, duke mos përmendur datë.

    Bashkimi Evropian në një përgjigje për Front Online thotë se takimi ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të diskutohet për komunitetin jo-shumicë.

    “Në takimin e tyre më 7 shtator, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës ranë dakord të ndjekin diskutimet e tyre mbi zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe rregullimet për komunitetin jo-shumicë në nivelin e ekspertëve dhe shefit të negociuesve. Javën e kaluar, diskutimet në nivelin e ekspertëve u përqendruan në çështjen e zgjidhjes së pretendimeve të ndërsjella financiare. Një takim vijues për rregullimet për komunitetin jo-shumicë do të zhvillohet në ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, dhënë portalit Front Online.

    Datat e takimeve të ardhshme në nivelin e ekspertëve dhe të niveleve të larta, sipas përgjigjes së BE-së,  do të shpallen së shpejti.

    Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në konferencë për media ka thënë se Asociacioni është temë e mbyllur.

    “Asociacioni nuk do të diskutohet sepse është temë e mbyllur. Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel, do ta shohim ditëve të ardhshme. Por ne jemi që ta çojmë përpara dialogun”, ka thënë ai.

    Por, ndryshe thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Sipas tij, Serbia është e gatshme për të biseduar në Bruksel më 28 shtator.

    Ai ka thënë se bisedime me palën kosovare duhet të vazhdojnë të jenë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, ndërsa ka insistuar se tema e Asociacionit të Komunave Serbe është e pashmangshme.

    Tahiri: Kosova nuk guxon ta shkelë Kushtetutën, Asociacioni çështje e mbyllur

    Edhe analistët janë të mendimit se çështja e Asociacionit nuk duhet të jetë në tryezën e bisedimeve.

    Analisti politik, Ramush Tahiri, në një prononcim për portalin Front Online tha se tema e Asociacionit është mbyllur me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2013 dhe 2015.

    “Temat caktohen mes palëve, nuk i cakton Bashkimi Evropian dhe nëse nuk ka konsensus ose marrëveshje për temat nuk bisedohet ajo temë. Serbia po kërkon që të bisedohet për Asociacion. Kosova nuk pranon me bisedu për Asociacion sepse është nënshkruar edhe në 2013 edhe në 2015 dhe ka mbetur një Këshill i veçantë me i përgatit dokumentet. Ai Këshilli i veçantë dokumentet nuk i ka dërguar te institucionet e Kosovës dhe Këshilli i veçantë nuk e ka marrë parasysh vendimin apo mendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa u harmonizuar teksti nuk mund të ketë bisedime”, ka thënë Tahiri për Front Online.

    I pyetur se a do të ketë pengesa për vazhdimin e dialogut tema e Asociacionit, Tahiri tha se në rast se palët nuk kanë tema, dialogu nuk duhet të vazhdojë.

    “Dialogu nuk duhet të vazhdoj nëse nuk ka tema për të cilën palët mirën vesh. Asociacioni është përfunduar, është votuar me 2/3 në Kuvend, nuk mund të rihapet edhe një herë kjo pikë është vendimi i Gjykatës dhe duhet të implementimet. Kosova nuk guxon ta shkelë kushtetutën e saj në Bruksel”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.