×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kthehet furnizimi me ujë në Kiev, por jo në kapacitetet e plota

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se furnizimi me ujë është rikthyer në çdo lagje të kryeqytetit ukrainas.

    “Furnizimi me ujë është rikthyer në të gjitha rrethet e kryeqytetit. Por do të duhet pak kohë që sistemi i furnizimit me ujë të funksionojë me kapacitet të plotë”, tha ai.

    Aktualisht, disa konsumatorë mund të kenë ende presion të ulët të ujit në sistem, veçanërisht ata banorë të Kievit që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave të larta, bëri të ditur Klitschko, transmeton klankosova.

    Uji në Kiev u ndal ditën e djeshme pas bombardimeve në rajon. Klitschko u kërkoi banorëve të rezervonin ujë.

    Administrata rajonale e Kievit tha të mërkurën se i gjithë rajoni i Kievit, miliona njerëz ishin plotësisht pa energji elektrike dhe uji gjithashtu u ndërpre pasi raketat ruse shënjestruan infrastrukturën kritike.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen,...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tubimet janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës së fundit kundër grave. Demonstruesit duan që dhuna...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tubimet janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës së fundit kundër grave. Demonstruesit duan që dhuna...
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në...
    Lajme28 Prill 2024
    Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarët të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.