×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, nëse i konfiskohen asetet

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

    “Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram.

    “Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit.
    Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, tha ajo.

    Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.

    Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska.

    “Mundësia e veprimeve ligjore [kundër konfiskimit të aseteve ruse] do të jetë shumë e hapur”, tha ai.

    “Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht”, shtoi ai./REL

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Rusia synon qytetin kufitar të Vovchansk me sulme ajrore intensive dhe sulme me raketa si pjesë e sulmit të saj të ri...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.