×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri Albin Kurti për të mos u takuar me sindikatat.

    Jasharaj tha në një komunikatë për media se Nagavci po vazhdon “me heshtjen” dhe se “i ik ende takimeve”.

    “Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisëm prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi. Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuar i publikuan. Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërteten para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Jasharaj.

    Kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se më 1 maj do të mbahet protestë për shkak që, siç thonë, Qeveria s’i ka mbajtur premtimet për kushtet e mësimdhënësve. Nga SBASHK-u kanë paralajmëruar edhe grevë nga 1 shtatori, siç ndodhi në vitin 2022.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi tha se pushteti lokal po rri gjykatave më shumë sesa...
    Lajme13 Maj 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se sot në Kosovë ka qëndruar ministri britanik Kundër Migrimit Ilegal, Michael Tomlinson....
    Lajme13 Maj 2024
    Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Nga e diela e 12 majit, valuta e...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë policorë janë të përfshirë ose qëndrojnë prapa qendrave të masazhit...
    Lajme13 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa...
    Lajme13 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në takim të mërkurën në Bruksel. Kjo u konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano,...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Athina nuk do të tolerojë “lapsuse” të tjera të krerëve shtetërorë të Maqedonisë së...
    Sport13 Maj 2024
    Siç e do zakoni, pas çdo xhiro, edhe këtë, Federata e futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin për futbollistin e javës. Këtë...
    Vip13 Maj 2024
    Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezajit dhe aktorit Besart Kallaku, ka ndezur debat në panelin e të ftuarve në “E Diell”, ku ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.