×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kryetari i Sarandës: Pa pushuesit nga Kosova, turizmi do të ishte në ngërç të pakthyeshëm

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin: “Saranda në Prishtinë”.

    Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, si dhe kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj.

    Me këtë rast, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Transportit Rrugor, ka thënë se ky takim është rast i veçantë sa i përket dialogut privat dhe promovimit të turizmit.

    “Është takim i përbashkët mes hoteleve dhe agjencive turistike. Është rast i veçantë për të quar dialogun privat dhe për të promovuar ofertën turistike të Sarandës. U dëshiroj mirëseardhje vëllezërve nga Saranda në Prishtinë”, tha ai.

    Kryetari i OEK, Berat Rukiqi, tha se dëshirojnë të shohin edhe më shumë bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Është nder i veçantë për Odën Ekonomike pjesëmarrja e kryetari të Sarandës. Të gjitha këto vikende po shohim fluks të qytetarëve tanë që i’a mësyjnë për shumë arsye të cilat sot i ofron bregdeti dhe qyteti i Sarandës. Ne dëshirojmë të shohim edhe shumë promoter të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Më shumë produktet të Kosovës në Shqipëri dhe më shumë produkte të Shqipërisë në Kosovë”, th ai.

    Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, tha se pa pushuesit nga Kosova, turizmi do te ishte kthyer në ngërç të pakthyeshëm.

    “Kënaqësi dhe emocion i veçantë sepse ato ndarjet dhe konotacionet mes nesh nuk janë. Distanca gjeografike mund të jenë evidente, por ato janë ura. Dua t’ju them që në Sarandë vini në qytetin tuaj në detin tuaj. Frymarrja ushqimi dhe mjekimi me i mirë për turizmin ishte Kosova. Pa pushuesit nga Kosova jam i bindur se turizmi do të ishte kthyer në ngërç të pakthyeshëm. Saranda është mbretëresha e turizmit. Do të kërkoja që dy odat ekonomike t’i zgjerojnë bashkëpunimet e tyre”, tha ai.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka deklaruar se rinia e Kosovës ëshët faktori kryesor i zhvillimit të turizmit në Sarandë.

    “Midis Prishtinës dhe Sarandës e para ka të bëjë me një brez të ri, lidhja e parë e Kosovës me Sarandës. Lidhja e dytë është që sot Kosova konsumon 75% të mandarinave nga Saranda. Saranda sot vizitohet kryesisht nga rinia. Kemi vazhdimësi brezash. Nga vitit në vit numri i qytetarëve që blejnë banesa në Sarandë rritët 30%”, tha ai./EO

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Maj 2024
    Masat e vëna nga BE-ja për Kosovën, kanë pasur ndikim të negativ në ekonominë e vendit, vlerësojnë drejtuesit e Odës Ekonomike dhe...
    Ekonomi24 Maj 2024
    Banka Qendrore të Republikës së Kosovës njofton se zëvendësguvernatori, Dardan Fusha dhe presidenti i Shoqatës Evropiane të Shtëpive të Kliringut (EACHA), Jose...
    Ekonomi23 Maj 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e...
    Vip25 Maj 2024
    Babai i Heidi Bacit vizitoi banoren në natën finale të “Big Brother VIP 3”. “Më ke bërë krenar nga edukata, sjellja jote....
    Vip25 Maj 2024
    Ndërsa edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania po përmbyllet, dy opinionistët e dalluar, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari, kanë dhënë...
    Vip25 Maj 2024
    Mbrëmja e së shtunës do të shpallë fituesin e edicionit të tretë të “BBV3”. Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor Lori Hoxha...
    Vip25 Maj 2024
    Një moment që erdhi si befasi dhe nuk pritej, ishte eliminimi i radhës i cili është më ndryshe se herët e tjera....
    Vip25 Maj 2024
    Një nga finalistët që u eliminuar nga ‘BBVA’ është Meriton Mjekiqi. Teksa ishte në studio atë e ka befasuar nëna e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.