×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sergiy Maslichenko, ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu, ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë Bohumil Mazanek, shefi i misionit të zyrës së Rumanisë Alin Nicusar Ciocanea, Johannes Stenbaerk, shef për bashkëpunim në zyrën e Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare kanë vizituar fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” e cila gjenden në komunën e Suharekës.

    Delegacioni i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë janë pritur nga drejtori i kompanisë Bajram Lumi, ku ai nga afër i ka njoftuar përfaqësuesit  më të lartë të BE-së rreth aktiviteteve në fabrikë, si dhe planeve për të ardhmen.

    Lumi më tutje ka falënderuar  delegacionin e lartë të BE-së për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Evropian i ka dhënë kompanisë që ai drejton e që fal punë dhe një angazhimi të madh ajo cilësohet si storie suksesi.

    Ai më tutje i ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të BE-së se kompania e tij është duke bërë eksport të mobileve në disa shtete të Bashkimit Evropian.

    Fabrika për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë së bashku me dy show romet super modern në Prishtinë tashmë është adresa kryesore për furnizim me mobilie inovative e shumë cilësore.

    “Unë jam shumë falënderues që zyrtaret më të lartë të BE-së në Kosovë po vizitojnë kompaninë që unë drejton. Ata kanë afër panë punën dhe angazhimin tonë të madh në rritje të vazhdueshme të cilësisë. Granti është kompani që  prodhon me standardet më të larta të BE-së në vend” ka thënë Lumi para mysafireve të lartë të BE-së.

    Edhe  Komisioni Evropian në Kosovë përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka njoftuar se delegacioni i lartë i BE-së kanë vizituar kompaninë “Graniti”

    “Gjatë një turi të udhëhequr nga pronari i “Granitit”, delegacioni pa drejtpërdrejt ndikimin transformues të mbështetjes së BE-së për kompaninë vendase. Falë një Granti të drejtpërdrejtë nga BE, kompania arriti të diversifikojë prodhimin e saj dhe të përmirësojë objektin e përpunimit të drurit ”thuhet në njoftimin e BE-së. / Front Online /

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Qershor 2024
    Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara, kryesisht nga normat e larta të interesit në kredi dhe...
    Ekonomi14 Qershor 2024
    Vetëm për 10 euro janë rritur pensionet përgjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2”, përderisa artikuj themelorë janë shtrenjtuar mbi 30% nga viti...
    Ekonomi13 Qershor 2024
    Qeveria e Kosovës ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen në Prishtinë të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga prestigjiozja “The...
    Të tjera
    Opinione16 Qershor 2024
    Pse presidenti francez Emmanuel Macron do të rrezikonte duke mbajtur zgjedhje që ka të ngjarë t’i fitojë e djathta ekstreme? Sepse ai...
    Lajme16 Qershor 2024
    Tetë deri në dhjetë vjet, i duhet një qytetari të presë nëse dëshiron që çështjet civile të zgjidhen nga gjyqësori në Kosovë....
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Lajmin e bëri të...
    Lifestyle16 Qershor 2024
    Dashi Parashikohet një muaj i ri i mbushur me evente interesante për tu rikthyer në lojë, pas një periudhe përhumbje, sidomos në...
    Front TV16 Qershor 2024
    Ceremonia e faljes së Namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë. Në prezencë të një rrethi të...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, atje ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën. Osmani në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.