×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekspertët: Masat e vëna nga BE-ja, ndikuan në ekonominë e vendit

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Masat e vëna nga BE-ja për Kosovën, kanë pasur ndikim të negativ në ekonominë e vendit, vlerësojnë drejtuesit e Odës Ekonomike dhe njohësit e kësaj fushe. Ndërkaq Qeveria thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat e vëna, pasi që konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet.

    Në fund të qershorit bëhet një vit prej kur Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian, të cilat kanë pasur ndikim negativ në ekonominë e vendit. Kështu thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sipas të cilit vendit i është prishur imazhi.

    “Janë projekte që kanë qenë të planifikuara në investime kapitale dhe këto do të kishin ndikuar në rritje ekonomike, por edhe në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi dëshmitarë që prej atyre shumave  ose projekteve që kanë qenë të paraqitura edhe publikisht, që shkojnë deri afër 300 milionë. Mirëpo, përtej kësaj, jemi të dëmtuar edhe në kuptimin e imazhit të Kosovës, për arsye se të qenit nën sanksione nuk është një imazh i mirë për t’i motivuar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë”, tha Rafuna.

    Ndërsa për ekonomistin Flamur Keqa, këto masa kanë ndikim në gjithë sektorët.

    “Masat e ndërmarra nga BE-ja kanë ndikim të madh edhe në ekonomi, por edhe në jetën, qoftë shoqërore apo politike, dhe në sektorë të tjerë. Por, në mënyrë specifike janë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, sepse kemi të bëjmë me suspendinim e programit të fondeve të IPA ku dihet se në vitin 2022 nga ky program i fondeve, Kosova ka përfituar 62 milionë euro, kurse në vitin 2023, ka përfituar 75 milionë euro, e sa mund të përfitonte në vitin 2024”, ka thënë Keqa.

    Në një përgjigje me shkrim nga Qeveria e Kosovës thonë se e mirëpresin gatishmërinë e Bashkimit Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.   Qeveria thekson se më 22 prill, me rastin e përfundimit procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, e ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi në Bratisllavë me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit.
    “Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur dhe se Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Qeverisë./rtk

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Ekonomi20 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) , ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për...
    Ekonomi19 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ridizajnojë skemën e shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti tha dje se për disa nëna këto...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.