×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV kërkon të mos anulohen votat e diasporës që janë me dokumente pa afat

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës. Krahas kësaj në mbledhjen e sotme u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen. Ndërkohë nga përfaqësues të LVV-së, u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj derisa i paraqiti katër rekomandime për votim, tha se nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 vota me kusht, por në bazë të verifikimit në fund do të shihet sa do të jetë numri i saktë i vlefshëm i tyre.

    Ahmetaj: Nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe me kusht

    “Nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe me kusht dhe pasi të procedohen edhe këto vota me kusht të cilat janë në karantinë dhe janë në sistem, atëherë do ta dimë shifrën e saktë se sa do të jetë numri i votave me kusht…Rekomandimi i parë ka të bëjë me procedimin e materialeve nga karantina. Ka të bëj me zarfet të cilat pas krahasimeve dhe të gjeturave në QNR rezultojnë se një zarf a po më shumë zarfe rezulton se nuk është respektuar procedura. Rekomandimi është që ato zarfe që nuk kanë nënshkrim të mos përfshihen dhe të refuzohen. Ndërsa zarfet të tjera që konfirmohen me nënshkrime të procesohen si të rregullta. Ky është rekomandimi i parë. Rekomandimi i dytë ka bëjë me gjitha materialet që pas hetimin rezultojnë se nuk kanë probleme dhe të tillat mund të procesohen si të rregullta. Ndërsa rekomandimi i tretë ka të bëjë me formularët e rezultateve që nuk mund të procesohen të rregullta për shkak se në disa raste nuk janë nënshkruar nga komisionarët. Janë disa raste që nuk janë procesuar dhe janë disa raste që ka mungesë të shiritave. Ndërsa rekomandimi i fundit ka të bëjë me rritjen e numrit të vëzhguesve në QNR”, tha ai.

    Por kritika për vonesa ndaj punës së QNR-së, adresoi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama.

    Rama: Po vërej një trend shumë të ngadalshëm të përpunimit të të dhënave

    “Po vërej një trendë shumë të ngadalshëm të përpunimit të të dhënave. Kisha kërkua prej sekretariatit të merr të gjitha masat që të përshpejtohen dhe rregullohet procedura në QNR. Sot procesi në vend që fillojë në orën 08:00, nuk ka filluar deri në orën 09:00-09:30. Këto procese janë tepër të ngadalshme. Së dyti kur po shoh te procesimi i formularëve ne jemi tek 55 përqind dhe kemi 120 operator. Kjo i bie që përafërsisht një operatorë në ditë nuk i kalon 1 ose 2 formularë”, tha ai.

    Ndërsa, anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi kërkoi që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen.

    Kurteshi: Dokumentet që s’kanë afat janë të vlefshme

    “Ne këtu në KQZ kemi marrë një vendim edhe në Kosovë që personat që kanë dokumente të vlefshme, por nuk kanë afat të votojnë sepse edhe unë kam dokumente të vlefshme, por pa afat. Ne nuk mundemi të bëjmë një trajtim të ndryshëm të personave që kanë votu me postë me personat që kanë qenë këtu dhe kanë mundur të votojnë me dokumente që nuk kanë afat, por janë të vlefshme. Dmth gjitha të dhënat i përmbajnë që duhet t’i ketë një dokument, por iu ka kalu afati për sa edhe unë nuk e di. Prandaj kisha kërku nga KQZ-ja që gjitha rastet që ka dërguar votat e tyre dhe ka dokumente paafat, por janë të vlefshme që ato mos të refuzohen. Ato kishte me qenë një diskriminim në raport me qytetarët që kanë votuar brenda, dmth s’kanë afat, por janë të vlefshme”, tha ai.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës së kaluar me 14 shkurt. Ndërsa sipas rezultateve preliminare fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 përqind.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2024
    Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.  në raportin e tyre thuhet se popullsia në...
    Lajme25 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë për 50 ditë, nga rreth 2600 regjistrues në 38...
    Lajme25 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2024
    Mbrëmja e së shtunës do të shpallë fituesin e edicionit të tretë të “BBV3”. Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor Lori Hoxha...
    Vip25 Maj 2024
    Një moment që erdhi si befasi dhe nuk pritej, ishte eliminimi i radhës i cili është më ndryshe se herët e tjera....
    Vip25 Maj 2024
    Një nga finalistët që u eliminuar nga ‘BBVA’ është Meriton Mjekiqi. Teksa ishte në studio atë e ka befasuar nëna e tij....
    Bota/Rajoni25 Maj 2024
    Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja...
    Lajme25 Maj 2024
    Ata që ranë për çlirim, tani përkujtohen në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe dhurimi i gjakut, siç veprohet tash...
    Lajme25 Maj 2024
    Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.