×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Paqëndrueshmëria politike në Kosovë, po shihet me shqetësim nga shtetet perëndimore

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Eksperti gjerman dhe njohësi i çështjeve politike, Bodo Weber ka thënë se krizat politike në Kosovë po ndikojnë në procesin e dialogut. Sipas tij këto zhvillime politike në Kosovë po shihen me shqetësim në kryeqytetet perëndimore.

    Weber thotë se ndërhyrja e Ruchard Grenellit në negociata ka shkaktuar problem në ecurinë e dialogut.

    “Bllokimi ka ndodhur kur SHBA-të ndërhynë në procesin e dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian. Rivendosjen e negociatave veçanërisht e dëmtoi emisari Richard Grenell. Unë pres që Biden të përfshihet ën proces duke u bazuar në bashkëpunimin e ngushtë transatlantik”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bodo Weber.

    Weber thotë se edhe mungesa e unitetit mes faktorit politik në Kosovë po ndikon në dialog.

    “Por do të thosha se problemi nuk është te ndryshimet e shpeshta të qeverive në Kosovë. Problemi që nga fillimi është tek shtetet kryesore të BE-së, që ndajnë pikëpamje të ndryshme për procesin e dialogut. Gjithashtu ekziston një mungesë uniteti prej 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës. Mungesa e unitetit nga Prishtina, natyrisht se po ndikon negativisht në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Analiste gjerman e sheh si esenciale që dialogu të fillojë gjatë vitit që sapo kemi hyrë.

    “Dialogu duhet të fillojë me një kornizë të qartë të diskutimeve në mënyrë që të ketë një marrëveshje përfundimtare mes palëve. Padyshim që paqëndrueshmërie e brendshme politike në Kosovë po shihet me shqetësim në shtetet perëndimore dhe zgjedhjet e reja nuk po iu japin zgjidhje problemeve të Kosovës”, deklaroi ndër të tjera Bodo Weber.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2024
    Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.  në raportin e tyre thuhet se popullsia në...
    Lajme25 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë për 50 ditë, nga rreth 2600 regjistrues në 38...
    Lajme25 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2024
    Mbrëmja e së shtunës do të shpallë fituesin e edicionit të tretë të “BBV3”. Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor Lori Hoxha...
    Vip25 Maj 2024
    Një moment që erdhi si befasi dhe nuk pritej, ishte eliminimi i radhës i cili është më ndryshe se herët e tjera....
    Vip25 Maj 2024
    Një nga finalistët që u eliminuar nga ‘BBVA’ është Meriton Mjekiqi. Teksa ishte në studio atë e ka befasuar nëna e tij....
    Bota/Rajoni25 Maj 2024
    Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja...
    Lajme25 Maj 2024
    Ata që ranë për çlirim, tani përkujtohen në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe dhurimi i gjakut, siç veprohet tash...
    Lajme25 Maj 2024
    Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.