×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Mustafa të hënën sërish para Speciales

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, pritet që të hënën të dal për herë të dytë para Gjykatës Speciale, raporton Front Online.

    Këtë e kanë konfirmuar për Front Online, zyrtarë të kësaj Gjykate, teksa shtuan se e njëjta nuk ka të bëj me gjykim por është pjesë e përgatitjeve paragjyqësore.

    “Në çështjen e Prokurorit të Specializuar për Salih Mustafës, një seancë dëgjimore është caktuar për të hënën, 5 tetor në orën 15:00. Seanca nuk është pjesë e gjykimit, por më tepër pjesë e përgatitjeve paragjyqësore. Qëllimi i tij është për të organizuara shkëmbime midis palëve në mënyrë që të sigurojë përgatitjen e shpejtë për gjykim, për të siguruar që të gjitha përgatitjet e nevojshme po kryhen nga palët në kohën e duhur dhe të zellshme, dhe për të rishikuar statusin e çështjes”, kanë konfirmuar për Front Online, zyrtarë të kësaj Gjykate.

    Gucati e Haradinaj, Gjykatësi do e rishikojë paraburgimin të paktën çdo dy muaj

    Sa i përket seancës së dytë dëgjimore për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, nga kjo Gjykatë është thënë që nuk ka ende një ndonjë datë të caktuar.

    “Seancat dëgjimore të radhës për Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nuk janë caktuar ende. Sidoqoftë, siç njoftoi Gjyqtari Guillou gjatë paraqitjeve të tyre të para, Gjykatësi do të rishikojë paraburgimin e tyre të paktën çdo dy muaj siç parashikohet në rregullin 56 (2) të rregullores së procedurës dhe provave”,kanë konfirmuar për Front Online, zyrtarë të kësaj Gjykate.

    Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, më 24 shtator, u ku është duke u dyshuar se ka kryer krime lufte.

    Në ndërkohë Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar një ditë pas, nën akuzat për frikësim të dëshmitarëve dhe publikim të dokumenteve që do ta dëmtonin procesin e hetimeve nga kjo Gjykatë./Front Online/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër...
    Lajme28 Prill 2024
    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën po shihet shqetësues nga njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, në të njëjtin...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tubimet janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës së fundit kundër grave. Demonstruesit duan që dhuna...
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.