×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Ekipet e reja të mbledhjes së mbeturinave u sulmuan fizikisht nga disa punonjës të “Pastrimit”

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga disa punonjës të Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, duke shkruar se sabotimi i motivuar politikisht “është kthyer në dhunë”.

    Rama shkroi në Facebook se organet e Policisë së Kosovës janë informuar për rastin dhe kanë reaguar menjëherë.

    “Mbrëmë ekipet e reja të kontraktuara për mbledhje të mbeturinave në Kryeqytet janë kërcenuar e sulmuar nga disa punonjës të Kompanisë Rajonale ‘Pastrimi’ në dy lokacione të lagjes Dardania. Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në të dytin punonjës tjerë, po ashtu të kontraktuar, janë ndalur nga disa punonjës të Kompanisë Pastrimi dhe iu janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim të frikësimit. Organet e Policisë së Kosovës janë informuar dhe menjëherë kanë reaguar në vendin e ngjarjes. Për këtë veprim të menjëhershëm falënderoj Policinë e Kosovës”, shkroi kryetari i Prishtinës.

    Rama shkroi se “për më shumë se një vit sabotimi të motivuar politikisht nga menaxhmenti i Kompanisë Pastrimi, Kryeqyteti jonë ka qenë në llumin e mbeturinave”.

    “Tani që zgjodhëm problemin, të njëjtit eksponentë eskaluan nga sabotimi në dhunë. Dua të sigurojë qytetarët se ne nuk do të ndalemi dhe do ta bëjmë Prishtinën tonë të pastër e të gjelbër”, shkroi Rama.

    Kryetari i Prishtinës tha të shtunën në një video të publikuar në Facebok se “problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi”, duke njoftuar për “rritjen e kapaciteteve të organeve të kryeqytetit për t’i mbledhur mbeturinat rregullisht”. Këto, ai tha se janë “rezultat i ndryshimeve që i kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë....
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liqenin e Ujmanit, bashkë me pjesëtarë të Federatës për...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se...
    Lajme12 Maj 2024
    Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së Dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se me ngritjen e çmimeve po goditet konsumatori....
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Nën masa drakoniane sigurie shkoi në vizitë në vendin fqinj. Kryeministri i Shqipërisë iu tha se janë “zotët e barabartë të kësaj...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    E ka kaluar shifrën 35 mijë numri i atyre që u vranë në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori si pasojë...
    Sport12 Maj 2024
    Real Madridi thuhet se ka një plan afatgjatë në mendje për të nënshkruar me Florian Wirtz të Bayer Leverkusenit. Wirtzi ka pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.