×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia reagon ndaj shkrimeve në mediat serbe lidhur me një “tentim kidnapimi” të një të mituri në Obiliq

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Policia e Kosovës, ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat serbe lidhur me një “tentim kidnapimi” të një të mituri në Obiliq.

    Njoftimi i policisë:

    Lidhur me informacionet e publikuara në mediat serbe, që sipas tyre, në fshatin Plemetin të Obiliqit ka ndodhur një Tentim Kidnapimi, ndaj një fëmiu 9 vjeçar ju njoftojmë se këto publikime janë të pasakta dhe me tendenca dashakeqe për qëllime të caktuara që nuk i shërbejnë ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë së përgjithshme për të cilën Policia e Kosovës po punon me përkushtim dhe profesionalizëm.
    Më datën 29.09.2020 rreth orës 14:00 Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar serb i Kosovës me banim në fshatin Plemetin të Obiliqit, lidhur me dyshimet për tentim të kidnapimit të fëmiut të tij. Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke dërguar njësinë policore së bashku me hetuesit policor, të cilët kanë kontaktuar dhe biseduar me palën ankuese lidhur me thirrjen telefonike. I njëjti ka njoftuar se fëmiu i tij kishte ardhur në shtëpi
    duke vrapuar, ku sipas tij, një veturë ishte ndalur pranë tij dhe fëmiu është frikësuar, nga se sipas tij kishin tentuar ta fusnin në veturë.
    Zyrtarët policor në prezencën e prindit kishin zhvilluar një bisedë verbale me fëmiun, ku deklarata dhe informacionet e tija ishin kundërthënëse dhe jo kredibile, të cilat ngjallnin dyshime.
    Vlen të theksohet se prindi i fëmiut nuk ka qenë i interesuar që të jep deklaratë apo për të iniciuar rast, pasi që edhe ai e kishte kuptuar dhe ngritur dyshimet se një gjë e tillë kishte ndodhur.
    Vlen të potencohet se të gjitha veprimet policore janë ndërmarr gjithnjë në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kompetent.
    Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të vazhdueshme që të shikohet edhe mundësia e verifikimit përmes kamerave, për të vërtetuar se në atë interval kohorë kur ka lajmëruar qytetari, a ka  kaluar ndonjë veturë apo edhe ndonjë kalimtar i rastit që ka qenë në afërsi. Megjithatë, pas verifikimeve në teren dhe shikimit të kamerave nga hetuesit kompetent policor, sipas incizimeve të intervalit kohor të lajmëruar, prej orës 12:30-13:45 kanë kaluar gjithsej (10)
    vetura dhe asnjë prej tyre, nuk përputhet me deklarimet e fëmiut.

    Policia e Kosovës për të ruajtur rendin dhe garantuar sigurinë publike ka hartuar një plan veprimi operacional konkretisht në fshatrat e përziera (multietnike), gjegjësisht fshatin Babimovc, Plemetin dhe Vodicë, duke shtuar veprimtarinë patrulluese, si në aspektin preventiv po ashtu edhe operativ, me qëllim të parandalimit të ndonjë veprimi që ka për qëllim cenimin e
    sigurisë së qytetarëve tanë pavarësisht etnitetit që i takojnë ata.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.