×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefi i BE-së në Kosovë: Asociacioni temë e hapur, duhet të diskutohet në Bruksel

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur për të cilin duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

    Në një konferencë për media, pas takimeve me udhëheqës të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, Szunyog ka folur për investimet që BE-ja ka bërë në këtë pjesë.

    Ai ka thënë se nuk e ka idenë se kur do të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë, e rinovuar nga vetë BE-ja. Ai tutje ka thënë se duhet pajtim mes palës kosovare dhe asaj serbe që të bëhet hapja e urës për qarkullim normal.

    Sipas Szunyogut, BE-ja i kushton vëmendje të posaçme veriut të Kosovës dhe zhvillimit të kësaj pjese, derisa ka shtuar se BE-ja është duke e lehtësuar dialogun.

    Kosova e Serbia ishte paraparë të takoheshin të hënën në Bruksel në kuadër të dialogut. Takimi ishte shtyrë nën arsyetimin për kujdes ndaj pandemisë. Por deri tash, pandemia s’kishte paraqitur fare problem për takimet e ndërmjetësuara nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak. Problemet u shfaqën kur Serbia kërkoi që në rend dite të futej tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që u kundërshtua nga pala kosovare. Madje kryeministri Avdullah Hoti e cilësoi temë të mbyllur çështjen e asociacionit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.