×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Komisioni i Sëmundjeve Infektive i rekomandon Qeverisë heqjen e PCR testit negativ të obligueshëm për të hyrë në Maqedoni të Veriut.

    Rekomandimi i tyre do të diskutohet në mbledhjen e parë të Qeverisë. Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë në koordinim me autoritetet rajonale, prej ku presin të reflektojnë ndaj vendimit për heqjen e testeve në mënyrë të koordinuar.

    Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti thotë se heqja e testeve është interes rajonal.

    “Ne mendojmë se është interes rajonal dhe ndër shtetëror që testet PCR të hiqen. Shtete të caktuara kanë rritje ose ulje të caktuara të rasteve me Kovid-19, ndërsa ne si vend kemi analiza për atë se çfarë mund të na presë. Nuk mendoj që do të jenë kundër heqjes së testeve PCR”, tha ai.

    Në rast se nuk ka marrëveshje rajonale, autoritetet do të vendosin për heqjen e testeve me shtete të caktuara si Republikën e Kosovës dhe Serbinë.

    “Ne si vend duhet të kemi marrëveshje multilaterale ndërmjet shteteve. Por nëse nuk arrijmë diçka të tillë, neve duhet të bëjmë marrëveshje bilaterale me shtete të caktuara”, pohoi Memeti.

    Kosova ditë më parë hoqi testin negativ vetëm për transit, ndërsa kjo masë mbetet në fuqi në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnjë. Mali Zi kërkon vetëm teste që dëshmojnë ekzistimin e antitrupave./AlsatM

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.