×
  • Lajme
  • Lajme

    Lopët që u konfiskuan në Karaçevë rezultojnë të shëndetshme, nis therja e tyre për të burgosurit

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Lopët që u konfiskuan të premten e 18 shtatorit në Karaçevë të Kamenicës, kanë rezultuar të shëndetshme pas analizave që iu janë bërë nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Ato kanë qenë duke u mbajtur në stallën e Burgut të Dubravës që nga ajo natë, derisa sot ka nisur therrja e tyre për të burgosurit. Me mishin e këtyre lopëve do të ushqehen edhe pronarët e tyre që aktualisht po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

    Se therja e këtyre lopëve ka nisur e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

    Janë kthyer rezultatet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për lopët që janë konfiskuar në aksionin e Karaçevës. 59 që kanë qenë duke u mbajtur në stallën e Burgut të Dubravës kanë rezultuar se janë të shëndetshme dhe tashmë ka filluar therja e tyre për nevoja të kuzhinave të qendrave korrektuese në vend”, ka deklaruar Gashi për Express.

    Ndryshe, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës para më shumë se një jave kanë realizuar një aksion në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

    Nën këto dyshime, janë arrestuar mbi 30 persona dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

    Paralajmërime se një aksion i tillë do të ndodhte kishte dhënë vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Veliu ishte thirrur dje në interpelancë në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

    Gjatë fjalës së tij, ai kishte treguar se si në kohën sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti, kishte kërkuar që të kryenin një operacion për mbylljen e kazinove në atë pjesë, por siç thotë, Kurti nuk i kishte dhënë leje.

    “Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, por nuk ka leju. Shko pyete”, ka thënë Veliu

    Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.

    “Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndal askush. Atë punë do ta bëj dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejt, do ta bëj”, tha dje Veliu. 

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.