×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektohen me Coronavirus tre mësimdhënës në Suharekë, Muharremaj: Jam pro vazhdimit të mësimit

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës.

    Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, drejtoresha e Shëndetësisë në Therandë, Besa Kuqi.

    “Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra të punuara për mësimdhënësit e komunës së Therandës janë konfirmuar 3 raste Pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, ndërsa 35 mostra të tjera kanë rezultuar Negative. Gjithashtu nga rastet gjurmimeve të kontaktit sot kemi vetëm 1 rast pozitiv të konfirmuar në komunën tonë. Si prindër, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, për të mos neglizhuar asnjë nga veprimet e përditshme, për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit.Me kujdes çdo ditë do e fitojme këtë betejë”, shkroi Kuqi.

    Kryetari i komunës, Bali Muharremaj është pro vazhdimit të mësimit.

    Muharremaj për klankosova.tv tregoi se do të dërgojë kërkesë në Ministrin e Arsimit për përshpejtim të procedurës rreth zëvendësimit të mësimdhënësve që janë infektuar.

    “Nesër në ora 8:15 kam takim me task forcën e komunës ku do të diskutojmë rreth kësaj çështje. Në lidhje me rastin e infektimit të mësimdhënësve do të mundohemi të zgjidhim këtë çështje bashkë me MASH-in për përshpejtimin e punës së zëvendësimit të mësimdhënësve meqë kemi mësimdhënës që janë në listën e pritjes”.

    “Unë jam i mendimit që të vazhdojë mësimi nëpër klasa dhe jo online”, deklaroi Muharremaj.

    Muharremaj mes tjerash bëri të ditur se njëri nga mësimdhënësit ushtron profesionin në fshatin Gelacë ndërsa dy të tjerë janë në shkollën fillore “7 marsi” në Suharekë.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.