×
  • Vip
  • Vip

    Rrëfim: ‘I dashuri prej tre vitesh, papritmas më injoroi, por unë i jam falënderuese’

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    “Çfarë do të bënit nëse do ta dinit se nuk do të martoheshit kurrë?” më pyeti terapisti im.

    – Ndoshta do të vrisja veten!

    Heather Kenny, HuffPost

    U trondita menjëherë për vërtetësinë e asaj që i thashë. Në atë kohë, më dukej sikur një jetë pa partner nuk ia vlente të jetohej edhe pse isha në mesin e të 40-ave dhe pjesën më të madhe të jetë e kisha kaluar beqare.

    Kisha filluar të shkoj te terapisti/psikologu im, sepse i dashuri prej tre vitesh, kishte filluar të më injoronte papritur. Pas një diskutimi shumë emocional për të ardhmen tonë së bashku, ai s’më kthente më telefonatat apo mesazhet.

    Isha gjatë gjithë kohës në panik. Në pamundësi për të ngrënë shumë, humba 14 kile për gjashtë javë. Nuk doja të besoja që ish-i im mund të sillej me vetëdije në këtë mënyrë, kështu që mendoja se ai kishte ndonjë lloj shpërthimi emocional apo thjesht një fazë në jetë ku s’ndihej mirë. Në fakt, kuptova, se isha unë ajo që po i kaloja këto.

    Pavarësisht se e mendoj veten feministe, mendoja se martesa, ajo e duhura, ta bën jetën më të lehtë. Kjo ide më ishte ngulitur nga ime më, edhe pse martesa e saj përfundoi në divorc.

    Në atë kohë divorci nuk ishte aq i zakonshëm sa tani. Nëna ime ishte e divorcuara e vetme mes prindërve të miqve të mi. Një ndjesi ankthi ka shoqëruar gjithë fëmijërinë time, sa herë që ime më dilte në takime me burra të tjerë.

    “Mos u marto shumë e re, por edhe mos prit shumë. Burrat do të zgjidhen nga të tjerët pastaj”, më ka thënë ajo njëherë.

    Dalja e papritur e të dashurit tim dhe shkatërrimi im i mëvonshëm, më detyruan të bëja kërkime shpirtërore. Më duhej të përballesha me mundësinë gjithnjë e më të mundshme që në fakt nuk do martohesha kurrë, ose të paktën jo së shpejti.

    Kuptova se kisha përdorur një partner, si një mënyrë për të shmangur marrjen e përgjegjësisë për jetën time. Mendoja se me një partner në krah, s’do më duhej të ndërmerrja shumë rreziqe dhe se do isha në një vend më të sigurt emocional dhe ekonomik.

    Kështu që fillova të pyes veten se çfarë doja të bëja. Menjëherë, e dija se doja të udhëtoja më shumë. Për udhëtimin tim të parë pas ndarjes, shkova vetë në Tulum, Meksikë. Ishte paksa e çuditshme të isha vetë në atë vend jashtëzakonisht romantik, por unë me të vërtetë u çlodha, duke qëndruar shtrirë për orë të tëra në plazh, ndërsa kamerierët më sillnin margarita.

    Gjatë viteve të ardhshme, unë shkova në Porto Riko, Portugali, Itali, Spanjë, Turqi dhe në të gjithë SHBA-në, pothuajse gjithmonë vetëm.

    Me kalimin e kohës, fakti që nuk kisha një lidhje, nuk më dukej më si fat i keq.

    Ndalova së ndjeri turp dhe siklet pse isha një nga gratë e pamartuara, më të mëdha në moshë nga gjithë familja ime. Ndalova së ndjeri e pafuqishme dhe investova tek vetja ime.

    Fitova një master dhe u diplomova me rezultate të shkëlqyera. Edhe pse shpesh përballesha përsëri me ndjenja të ankthit dhe frikës, pata guximin të lija punën time të mëparshme dhe të punoja si freelancer*.

    *Freelancer – Njeri i vetëpunësuar, zakonisht artist ose shkrimtar, që nuk është i punësuar vazhdimisht/rregullisht, por punësohet për detyra specifike.

    Një trajner marrëdhëniesh, të cilin e ndoqa për ca kohë në përpjekjen time të trishtë për të rikthyer ish-in tim, shpesh më thoshte:

    “Një ditë do t’i jesh mirënjohës atij që të la.”

    Kuptova se kam jetuar gjysmën e parë të jetës duke u munduar ta vendos veten në korniza dhe duke bërë çdo përpjekje për të mbajtur një burrë. Mendoj se do ta kaloj gjysmën e dytë, duke u përpjekur të jetoj jetën që më kënaq.

    Nëse kjo më sjell një partner, do të isha e lumtur, por do të jem njësoj e lumtur, edhe nëse nuk ndodh kështu.

    Po, i jam mirënjohëse atij, sepse falë gjithë kësaj, unë mësova të njoh e të dua veten, më shumë se çdo njeri tjetër.

    Përshtatur nga HuffPost

    Nga Rubrika
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...
    Vip11 Korrik 2025
    “Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund...
    Vip11 Korrik 2025
    Melinda Ademi po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion veror luksoz, dhe sigurisht, nuk mungojnë as postimet që bëjnë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.