×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë nëse mbahen këtë vit?

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Askush nuk e di nëse do të ketë apo jo zgjedhje këtë vit.

    Por, në rast se ndodhin, dikush,  veçse e ka ndarë mendjen se kë do ta votojë në to.

    Madje jo veç ai.

    “Gjithqysh unë për veti jo po me krejt familjen Albinit. Që 7 vjet unë jom me Vetëvendosje”, u shpreh një qytetar.

    Ndonëse preferon më shumë partinë e Kurtit sesa të tjerat, një qytetar, akoma nuk është bindur plotësisht për ta votuar atë.

    Për këtë ka një arsye.

    “Edhe ata i kanë do këmbëngulësi që në politikë nuk kanë vend. Duhet njëfarë butësie edhe aty”, theksoi qytetari për Front Online.

    Një tjetrit më shumë po i pëlqen Avdullah Hoti.

    Ai është aq i kënaqur me punët që ky po bën në qeverinë aktuale, sa që thotë se edhe në zgjedhjet e ardhshme pa fije dyshimi do ta votonte atë para kandidatëve tjerë.

    “Avdullah Hotin. Asnjë njeri nuk i afrohet ngat prej politikaneve. I len krejt fjetun”, thotë një qytetar tjetër.

    MT: Vjosa dhe Albini do të marrin mbi 50 % të votave në zgjedhje

    Edhe njohësit e rrethanave politike janë të ndarë në dysh.

    Profesori universitar Mazllum Baraliu është i bindur se Albin Kuriti dhe Vjosa Osmani nëse bashkojnë forcat do të marrin mbi 50 % te votave në zgjedhje.

    “Ajo dhe Albini padyshim që do të kenë 50 % e votave. Kjo është dëshmuar në 100 mënyra dhe raste. Ka nevojë për reformim dhe për rotacion. Ka nevojë për figura të reja dhe intelektuale”, u shpreh ai.

    Ndryshe mendon Shkëlzen Maliqi.

    Me realist është parashikimi që Osmani t’i sjellë VV-së rreth 25 mijë vota maksimum, çka nuk ia siguron Kurtit as 40% sepse as partitë konkurrente nuk do të rrinë pa kundërveprime në krijimin e koalicioneve për të rritur votën”, tregoi ai.

    Zgjedhjet me rregull duhet të mbaheshin pas 3 vjetëve me 2023. Por ato do të mund t`i përshpejtonte inicimi i suksesshëm i ndonjë mocioni mosbesimi.

    Një të tillë e ka nisur Vetëvendosja, por që nuk po arrin të marrë përkrahjen e vazhdueshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.