×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i avokatëve kosovarë nëse Gjykata Speciale i përdorë dosjet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Për avokatin, Artan Qerkini, në momentin që Gjykata Speciale, përdorë prova që janë lëshuar nga ana e Prokurorisë së Serbisë, atëherë kredibiliteti i kësaj gjykate do të humbë.Ai teksa i komentoi arritjen e dosjeve të Gjykatës Speciale në zyret e OVL UÇK-së, thotë se në asnjë rast nuk duhet që Prokuroria Speciale, të merr materiale nga ana e Prokurorisë serbe.

    “Sa i përket faktit se publikimi i dosjeve mund ta dëmtojë procesin kjo mbetet të shihet. Ne duhet ta shohim se prokuroria në aktakuzat e saja a po mbështetet tek këto dosje.

    Nëse këto përdoren atëherë konsideroj se procesi ka humbë kredibilitetin e tij nëse Gjykata mbështetet tek kto prova të marra nga prokuroria serbe për krime të luftës”, deklaroi Qerkini për Gazeta Blic.

    Për një mos vazhdim të mandatit apo zhbërje të Gjykatës Speciale, Qerkini tha se ajo mund të shbëhet vetëm ashtu edhe si u krijua, nga Kuvendi i Kosovës, me vullnet politik.

    “Publikimi i provave nuk mund ta shbëjë gjykatën, sepse gjykata mund të shbëhet vetëm politikisht ashtu si u krijua nga Kuvendi i Kosovës, duhet të ndjeket procedura që u ndjek për krijimin e saj, pra duhet fillimisht të votojnë 2/3 e deputetëve shqiptarë dhe 2/3 e deputetëve minoritarë”, tha Qerkini

    Në anën tjetër, avokati, Mexhit Syla tha se nuk po dihet sigurt se nga kanë rrjedhur këto dosje prandaj edhe është problem të deklarohet diçka, por që sipas tij po dëmtohet Kosova.

    “Publikimi i dosjeve mund ta dëmtojë procesin, por nuk po dihet se a kanë rrjedhur këto dosje nga Gjykata Speciale edhe pse para disa kohësh kishte një prononcim që dosjet janë nga atje. Por, është problem të deklarohet diçka, ajo çka dihet është se po dëmtohet Kosova dhe të dyshuarit”, deklaroi Syla

    “Mos vazhdimi i mandatit të Gjykatës Speciale do të ishte gabim, sepse ne vet e kemi krijuar atë”, tha Syla

    Që tri herë radhazi, OVL e UÇK-së, nga një person i panjohur ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale.Sipas zyrtarëve të OVL të UÇK-së, këto dosje dëshmojnë bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.