×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shumë biznese mund të mbyllen për shkak të mosmiratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike,

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike për të disatën herë është proceduar në Kuvend për t’u miratuar, por që për të njëjtin nuk po janë të mjaftueshme votat për të kaluar.

    Me këtë projektligj synohet që përmes politikave fiskale dhe monetare të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.Në po të njëjtin, është paraparë edhe ai për tërheqje e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Mosmiratimi i tij ka ngjallur debata të ashpra në Kuvendin e Kosovës mes pozitës dhe opozitës. Këta të fundit po deklarojnë se me këtë Ligj, sipas tyre, nuk iu dilet në ndihmë bizneseve.Procedimin në Kuvend dhe mosvotimi i tij nga deputetët, po shihet shqetësuese për ekonominë e vendit nga njohësit e kësaj të fundit.Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, për GazetaBlic ka thënë se nga kjo mospërgjegjësi nga deputetët e parlamentit, sipas tij, ndikon jashtëzakonisht shumë në sektorin privat dhe te qytetarët. Ai ka paralajmëruar se mund të shuhen vendet e punës, e poashtu edhe të mbyllen shumë biznese.

    “Është e vërtetë që në Kosovë agjenda politike është e stërngarkuar dhe jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur, ku rivaliteti mes partive politike në relacion pozitë-opozitë është mjaft i acaruar, por edhe raportet mes partnerëve të koalicionit s’janë në nivelin e duhur. Tërë kjo po dëshmohet me faktin që lidhjet bazike nuk mund të kalojnë në parlamentin e Kosovës. Në qoftë se nuk ka gatishmëri që të miratohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, ose ka pasur hezitim që të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtarë për ndihmë të Kosovës, atëherë do të jetë diçka që s’i bënë nder Kosovës, por nuk u bënë nder qytetarëve, e në veçanti e dëmton zhvillimin ekonomik dhe sektorin privat. Andaj, pasojat nga kjo mospërgjegjësi do të jenë shumë të mëdha, do të kemi mbyllje të bizneseve, do të kemi tkurrje të vendeve të punës, do të kemi dobësim të imazhit të Kosovës”, ka thënë ai.

    Duke kritikuar politikën aktuale, e cila siç ka thënë Gërxhaliu, ka bllokuar procese të rëndësishme për shtetin, ka thënë se me këtë trend, viti 2021 do të jetë tejet sfidues.

    “Ajo çka është shqetësuese se sot në Kosovë shumë më tepër luftohet për pushtet se sa për shtet, më shumë luftohet për interesa të partive politike të grupeve të ndryshme të interesit, se sa për qytetarë dhe për biznes, gjë kjo që e dëmton tutje qëndrueshmërinë dhe stabilitetin ekonomik dhe social në Kosovë. Është për keqardhje që në të gjitha vendet e rajonit, Evropës dhe më gjerë, bëhet gara se si të jenë më afër bizneseve dhe qytetarëve, ndërsa në Kosovë ende jemi në fillim të pakos emergjente që është miratuar në fillim të marsit, e sot s’kemi hapa konkretë për të mbështetur qytetarët dhe sektorin privat. Është një situatë që dëshmon më së miri mjerimin politik në Kosovë që vërtetë është duke u degraduar çdo vlerë demokratike të një shoqërie moderne. Në rend të parë, çdo ligj që është vonuar i ka efektet e veta. Është koha që duhet të reflektojnë deputetët e parlamentet të Kosovës që të miratojnë këtë ligj, sepse nuk ecë përpara Kosova me teke dhe inate të njëri-tjetrit, për arsye se mbi to është shteti dhe shteti pa ekonomi dhe pa sektor privat është i dështuar”, thotë tutje ai.

    Gërxhaliu ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar dje nga delegacioni kosovar dhe ai amerikan.

    Thotë se përveç në aspektin ekonomik, kjo marrëveshje është e mirëpritshme edhe në atë politik.

    “Delegacioni amerikan që ka vizituar dje Kosovën ka rëndë multidimensionale, për arsye se nuk duhet të shikohet vetëm nga aspekti ekonomik, por ka edhe rëndësi politike dhe gjeostrategjike dhe mbi të gjitha psikologjike. Nga aspekti ekonomik është një çështje më ndryshe përballë Evropës, është një dëshmi që amerikanët atë që e nënshkruajnë dëshirojnë ta zbatojnë. Pra, nga 4 shtatori, kaluan vetëm disa ditë, dhe ajo erdhi për t’i përcjellë një marrëveshje të tillë me mbështetje financiare. Një marrëveshje e tillë sa ka rëndësi ekonomike, do ketë investime në infrastrukturë, do ketë mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Është një mesazh dhe presion për shtetet evropiane, që në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti në raportin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë shumë më tepër ekonomi dhe bashkëpunim ekonomik se sa politikë”, thotë ai për GazetaBlic.Në anën tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar te PDK-së, Bedri Hamza, ka potencuar se Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është i duhuri dhe nuk i përkrahë bizneset.“Jemi në një situatë ku flasim për ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim. Na dhe opozita po kërkojmë qe të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën sepse ligji nga qeveria nuk është i duhuri dhe nuk i përkrah bizneset. Ato duhet të përkrahen me grante, pa pasur nevojë qe bizneset t’i kthejnë ato para. Përtej kësaj jam idhëtar që të ketë edhe lehtësim në qasje të financave”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati e ka cilësuar si jogjetime këtë Qeveri, derisa ka shtuar se e njëjta, siç ka thënë ai, nuk di t’i paraqet problemet e qytetarëve. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere ka vlerësuar se janë dy çështje në këtë projektligj, të cilat nëse preken, shktakojnë vetëm dëme.“Jokompetenca dhe paqëndrueshmëria e kësaj qeverie dëshmohet edhe me faktin që as vetë koalicioni qeverisës nuk i ka tërë votat. Herën e fundit ishin vetëm 41 vota për projekligjin në fjalë, nga 61 sa do duhej t’i ketë një qeveri me legjitimitet minimal. Para se të kërkohet qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë temë, do të duhej të shtrohej pyetja se pse kjo qeveri nuk i ka as votat e vetë koalicionit qeverisës”, ka thënë ai dje për GazetaBlic.

    Ndërkohë, deri më tani është raportuar se mbi pesë mijë biznese në Kosovë janë mbyllur si pasojë e pandemisë së koroanvirusit.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar Zyra e...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.