×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell viziton Kosovën, asnjë koment nga partia e Albin Kurtit

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

    Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

    Vizita e tij është komentuar në medie, madje pati edhe spekulime se Grenell në këtë vizitë do të jap edhe lajmin se SHBA-ja do të heq vizat për Kosovën.

    Qëndrimeve të Grenellit i ka dalë kundër jo rrallë Lëvizja Vetëvendosje.

    Tensionet u vërejtën edhe në takimin e fundit kur Grenell ishte në Kosovë dhe takoi liderët veç e veç.

    Edhe sot kur Grenell pritet të qëndrojë në Kosovë, deputetë të kësaj partie kanë zgjedhur të “heshtin”.

    Të kontaktuar nga Front Online, deputetë e nënkryetarë të kësaj partie nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me vizitën.

    Disa prej tyre me të dëgjuar pyetjet e portalit, thanë se nuk e  komentojnë vizitën.

    Përveç deputetëve, të pa qasshëm kanë qenë edhe nga zyra për medie e kësaj partie.

    Kundërshtitë ndërmjet Grenellit dhe liderit të VV-së, Albin Kurtit, nisën qysh në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.

    Atë kohë Kurti refuzoi në mënyrë të vazhdueshme thirrjen e Washingtonit për heqje të taksës pa vendosur kushte të tjera shtesë.

    Ai u ballafaqua edhe me saknsione amerikane sepse kundërshtonte politikën e Ambasadorit Grenell që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihej shpejt në SHBA.

    Një çasje e tillë ka rezultuar më një mocion mos-besimi të organizuar nga partneri i koalicionit që çoi Kurtin në rrëzim.

    Lidhja Demokratike e Kosovës deklaronte se nuk dëshirojnë të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.