×
  • Lajme
  • Lajme

    26 fëmijë kosovarë u prekën nga Covid 19

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë se në Klinikën e Pediatrisë e kanë caktuar një repart vetëm për fëmijët e prekur nga COVID-19, numri i të cilëve nuk ka qenë i vogël.

    Krasniqi për Telegrafin tha se kanë pasur rreth 40 fëmijë të shtruar në repartin për personat me COVID-19 në Klinikën Pediatrisë, ndërsa prej tyre 26 kanë qenë të konfirmuara me COVID-19.

    Ai gjithashtu tha se numri i fëmijëve të prekur me COVID-19 ka qenë më i madh, por të cilët nuk kanë pasur nevojë që të shtrihen në spital për shkak të simptomave të lehta apo edhe të cilët kanë qenë asimptomatik.

    “Gjatë kësaj kohe në Klinikën e pediatrisë kemi destinuar një repart vetëm për fëmijët e prekur nga COVID-19. Sigurisht ata që kanë pasur nevojë për shtrim spitalor, sepse numri i të prekurve me COVID-19 ka qenë më i madh, të cilët kanë qenë të prekur dhe e kanë manifestuar në forma të lehta dhe asimptomatike. Kemi pasur rreth 40 fëmijë të cilët kanë marr trajtimin në repartin e COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë, prej tyre 26 kanë qenë të konfirmuara me COVID-19, ndërsa të tjerët vetëm të dyshuar”, ka thënë ai.

    Valbon Krasniqi po ashtu shtoi se 23 femra të cilat kanë lindur me coronavirus si dhe numri më i lartë i të të infektuarve ka qenë i grave shtatzëna.

    “Po ashtu edhe në Klinikën e Gjinekologjisë kemi pasur 23 femra të cilët kanë lindur si COVID pozitiv, ndërsa numri i femrave shtatzëna ka qenë shumë më i lartë. Sidoqoftë ajo që vërehet dhe prej statistikave fëmijët e kalojnë më lehtë infeksionin dhe janë asimptomatik në raport me të rriturit”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.