×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Limaj takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, kërkon liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi, ka pritur në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar suksese në misionin e tij.

    Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

    Limaj tha se integrimet evropiane janë përcaktimi dhe orientimi ynë si vend. Kreu i Nismës ka ngritur çështjen e zvarritjes së liberalizimit të vizave, duke shprehur pakënaqësinë me vonesën e panevojshme në këtë proces.

    Po ashtu ai ka thënë se pret nga BE që t’i mbajë fjalët dhe t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm në kryeqendrat evropiane.

    Sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë me kohë të caktuar, në mënyre që të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

    Nga ana e tij, Szunyog u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në agjendën e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për të tejkaluar sfidat që ka sjellë pandemia COVID-19 në fushën e ekonomisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.