×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do të jetë moti në Kosovë gjatë periudhës 17-21 shtator?

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Të enjten mot shumë i ngrohtë dhe shtim i vranësirave. Në fundjavë më freskët me vranësira dhe kthjellime

    Në detin Mesdhe është duke u zhvilluar një ciklon, që ditën e premte mund të shndërrohet në një uragan të Mesdheut, që ndryshe njihen edhe si medikanë, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se ky sistem pritet të sjellë të reshura më të mëdha dhe erëra të fuqishme përgjatë brigjeve perëndimore të Greqisë, ndërsa në vendin tonë parashihet të ketë vetëm shtim të vranësirave, e gjasat për të reshura në parashikimet e ditëve të fundit janë zbehur. Riga lokale shiu mund të ketë pasditen e së enjtes rreth viseve malore dhe aty këtu pasditen e ditës së shtunë.

    Sipas PW, nga dita e premte në lindje të rajonit pritet të kalojë një front i ftohtë nga Evropa Qendrore, që do të zbresë lehtë temperaturat, por që vazhdojnë të mbesin pak mbi vlera mesatare. Ditën e premte, po ashtu parashihet të fryjë erë më e theksuar nga verilindja.

    Parashikimi për periudhën 17-21 shtator:

    17.09 – Shumë ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, e ditën vranësirat do të shtohen.

    18.09 – Jo shumë ngrohtë, me erë, vranësira dhe intervale me diell.

    19.09 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga shiu.

    20.09 – Pas mëngjesit të freskët dhe pjesërisht të vranët, gjatë ditës kryesisht me diell.

    21.09 – Në mëngjes më ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë dhe kryesisht me diell.

    Temperaturat mbeten ndjeshëm të larta edhe ditën e enjte, nga dita e premte do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të lëvizin nga 11C deri në 14C, e nga dita e diel zbresin edhe nën 10C. Maksimalet parashihet të zbresin nga 27C, të enjten, në 23C deri 25C në fundjavë.

    Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, të premten me hove deri në 15m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.