×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja e Speciales: Nëse veç një pikë e aktakuzës konfirmohet, fillon ballafaqimi i Thaçit me Prokurorin

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Avokatja Fehmije Gashi- Bytyqi, e cila është e akredituar nga Gjykata Speciale thotë se afatet ligjore e përcaktojnë se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kohë deri në 6 muaj për konfirmim apo jo të aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

    “Janë afatet ligjore në kuadër të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Prokurorisë dhe Gjykatave, tash pritet kur kemi fjalën për Presidentin e Kosovës dhe ish Kryeparlamentarin Veselin, që deri në fund të tetorit  të vendos Gjyqtari i Procedurës Paraprake, lidhur me mos konfirmimin apo konfirmimin e aktakuzës”, ka thënë Fehmije Gashi- Byqtyqi për Front Online.

    Ajo thotë se nëse vetëm një pikë e akuzës konfirmohet, atëherë fillon procesi gjyqësorë ku i pandehuri dhe prokurori do të ballafaqohen me provat të cilat pretendon se i ka prokurori i rastit.

    “Veç një pikë nëse konfirmohet pa dashur të prejudikoj se a do të konfirmohet apo jo, atëherë do të fillon shqyrtimi gjyqësorë,  atëherë do të ballafaqohet i pandehuri me prokurorinë dhe provat, dhe do ta shohim epilogun e fundit”, ka thënë avokatja Fehmije Gashi-Byqtyqi.

    A mund të mbahet sekrete aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit? Flasin nga Specialja

    Më 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar se me 24 prill ka dërguar në Gjykatë Speciale një aktakuzë me 10 pika për Presidentin Hashim Thaci dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte.

    Kjo ndodhi në kohën kur më 27 qershor Presidenti Hashim Thaçi do të takohej në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Por, ky takim ishte anuluar për shkak të kësaj aktakuze.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.