×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A mund të mbahet sekrete aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit? Flasin nga Specialja

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    24 tetori i këtij viti do të jetë dita e fundit kur Gjykata Speciale ka afat që ta konfirmoj apo ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

    Por, Gjykata Speciale po tregon edhe një skenar tjetër që ky vendim mos të bëhet publik deri me këtë datë.

    Konfirmimi apo hedhja poshtë e aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit mund të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas deponimit të saj.

    Këtë e kanë thënë për Front Online, nga zyra për medie e Dhomave të Specializuara.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka deri në gjashtë muaj kohë, varësisht nga veçantitë e çështjes për të vendosur për konfirmimin e aktakuzës, ose hedhjen poshtë të saj.  Po ashtu, rregullat parashohin skenarë që mund të çojnë një aktakuzë të konfirmuar të bëhen publike më së largu gjashtë muaj pas deponimit të saj”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Më tej thuhet se në nenin 88 parashihet e drejta e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake që të urdhërojë mos zbulimin e një aktakuzë të konfirmuar për arsye sigurie.

    “P.sh, neni 88 parasheh që Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka të drejtë të urdhëroj mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose me qëllim që të evitohen ndërprerjet në procedurë”, thuhet më tej në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

    Por, në rast se kjo aktakuzë konfirmohet atëherë në çfarëdo forme ajo do të bëhet publike para paraqitjes fillestare të të akuzuarit para Gjykatës.

    “Në çfarëdo rasti aktakuza e konfirmuar bëhet publike më së largu, pas paraqitjes fillestare e të akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Front Online.

    Avokati i Speciales: Gjykata mund të kërkoj afat shtesë rreth aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit

    Nga ana tjetër, avokatët e akredituar të Speciales, thonë që Gjyqtari i Procedurës Paraprake duhet të vendos për konfirmim ose hedhje poshtë të aktakuzës apo të kërkojë afat shtesë, më shumë se gjashtë muaj.

    Avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa, ka thënë për Front Online se në bazë të Ligjit për Gjykatën Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi seanca duhet të caktohet në afat prej 6 muajsh.

    “Faktikisht ajo çka dihet dhe çka mund te thuhet në bazë të dispozitave të Ligjit për Gjykatën Speciale, por edhe të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, mund të thuhet që pas konfirmimit të aktakuzës Gjykata duhet të caktoj seancën e parë brenda 6 muajve. Mirëpo si në çdo rast edhe në këtë rast Gjykata mundet me e shty me marrë afat shtesë, por nuk besoj që ka ndonjë arsye me e shty”, ka thënë Musa.

    Musa thotë se aktakuza ndaj Thaçit e Veselit ka kohë deri në tetor që të konfirmohet ose hedhet poshtë, mirëpo Gjykata ka mandat që të kërkoj afat shtesë për konfirmim ose jo të aktakuzës.

    “Në bazë të informacioneve që i kemi afati ligjorë është deri në muajin tetor mirëpo Gjykata mundet, ka mandat që të e zgjas këtë afat por konsideroj që Gjykata duhet sa më shpejt ta caktoj seancën dhe të marr një vendi, në mënyrë që njerëzit ta dinë se çka do të ndodh me fatin e tyre”, ka thënë ai.

    Avokatja e Speciales: Nëse veç një pikë e aktakuzës konfirmohet, fillon ballafaqimi i Thaçit me Prokurorin

    Edhe avokatja Fehmije Gashi- Bytyqi, e cila është e akredituar nga Gjykata Speciale thotë se afatet ligjore e përcaktojnë se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kohë deri në 6 muaj për konfirmim apo jo të aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

    “Janë afatet ligjore në kuadër të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Prokurorisë dhe Gjykatave, tash pritet kur kemi fjalën për Presidentin e Kosovës dhe ish Kryeparlamentarin Veselin, që deri në fund të tetorit  të vendos Gjyqtari i Procedurës Paraprake, lidhur me mos konfirmimin apo konfirmimin e aktakuzës”, ka thënë Fehmije Gashi- Byqtyqi për Front Online.

    Ajo thotë se nëse vetëm një pikë e akuzës konfirmohet, atëherë fillon procesi gjyqësorë ku i pandehuri dhe prokurori do të ballafaqohen me provat të cilat pretendon se i ka prokurori i rastit.

    “Veç një pikë nëse konfirmohet pa dashur të prejudikoj se a do të konfirmohet apo jo, atëherë do të fillon shqyrtimi gjyqësorë,  atëherë do të ballafaqohet i pandehuri me prokurorinë dhe provat, dhe do ta shohim epilogun e fundit”, ka thënë avokatja Fehmije Gashi-Byqtyqi.

    Më 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar se me 24 prill ka dërguar në Gjykatë Speciale një aktakuzë me 10 pika për Presidentin Hashim Thaci dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte.

    Kjo ndodhi në kohën kur më 27 qershor Presidenti Hashim Thaçi do të takohej në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Por, ky takim ishte anuluar për shkak të kësaj aktakuze.

    /Front Online/

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.