×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në ngjarjen e Vitit të Ri hebraik: Vetëm Washingtoni mund ta sjellë njohjen reciproke Kosovë -Serbi

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të sjellin marrëveshjen për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha përpjekjet tjera, ai i ka quajtur të kota.

    Në shënimin e vitit të ri hebraik, Thaçi ka thënë se me marrëveshjen për normalizim ekonomik, të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan “arriti të pamundurën”.

    “Ajo që na bën neve shumë të lumtur e krenarë, pas përpjekjeve të shumta kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpi të Bardhë, pra erdhi përmes Washingtonit. Do të kemi më tepër paqe. Në kohën kur (emisari i SHBA-së për dialogun) Richard Grenell e filloi, ishim shumë skeptik. Kur ai përpiqej të ndodhte kjo që ndodhi tani, ne kishim shpresën dhe optimizmin se ishte adresa e duhur dhe mund të finalizohej në Shtëpi të Bardhë.

    Presidenti Trump bëri të pamundurën që të ndodhë e mundura. Bëri atë që tjerët për 20 vjet nuk e bënë. Derisa shihet se po mund të ndodhë normalizimi ekonomik në Washington, kam besim se mund të ndodhë edhe normalizimi politik dhe njohja reciproke mund të ndodhë vetëm në Washington. Përpjekjet tjera janë të kota. Janë humbje kohe”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka thënë se pret që me njohjen Kosovë – Izrael të përfitojnë dy shtetet dhe rajoni. Ka thënë se Kosova do të jetë përkrah Izraelit në luftën ndaj terrorizmit e ekstremizmit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.