×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet më 24 vjet e gjashtë muaj burgim Pjeter Ndrecaj

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Për herë të dytë Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë aktgjykim dënues për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj, i cili vrau gruan dhe vajzën e tij, raporton Front Online.

    Trupi gjykues me kryetar Gëzim Pozhegun e ka dënuar atë me 24 vjet e 6 muaj burgim.

    Pjetër Ndrecaj në nëntor të 2018 ishte dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij.

    Por në mars të 2019 Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës.

    Apeli kishte vlerësuar se gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese. Por aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e cila kishte kërkuar që procesi të kthehej nga fillimi.

    Supremja kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, ku më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje. Në gusht të vitit 2018 34 vjeçarja Valbona Marku bashkë me vajzën e saj 9 vjeçare u qëlluan me kallashnikov nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.