×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në pandemi, çka ndodhi në këta muaj

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Më 11 mars 2020, kur OBSH-ja e shpalli pandeminë e COVID-19, Kosova e llogariste se në vitin 2020 rritja ekonomike e vendit do të shkonte në 5 për qind.

    Shteti sapo ishte bërë me Qeveri të ri, që u formua nga koalicioni i partive deri dje opozitare që premtonin ndryshime të mëdha pozitive me shpresë për të ardhmen.

    Por derisa Koalicioni u prish shumë shpejt, vëmendja e kosovarëve gati brenda natës u kthye drejt kërcënimit që vinte nga virusi.

    Shtetet e zhvilluara evropiane u goditën rëndë nga virusi. Italia e Spanja shikoheshin me trishtim nga kosovarët, të cilët megjithatë ende nuk besonin se koronavirusi do ta godite edhe Ballkanin.

    Tek e fundit në Kosovë nuk kishte shumë raste.

    Rasti i parë u shënua më 13 mars, ndërsa vdekja e parë nga COVID-190 më 22 mars.

    Por deri në fund të majit Kosovar shënoi zyrtarisht 30 të vdekur dhe 1080 të infektuar. Që ishte incidencë shumë më e ulët se trendi global.

    Më 11 mars, kur u shpall pandemia, ndonëse në Kosovë ende nuk kishte ndonjë rast me koronavirus, Qeveria vendosi ta mbyllë vendin. U mbyllën shkollat, shitoret, restorantet.

    “Dëmet kanë qenë të mëdha tepër apo të konsiderueshme për shkak që ne jemi detyruar për një periudhë të caktuar kohore me e mbyll komplet veprimtarinë. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë në një anë, por edhe në anën tjetër për shkak të mungesës së furnizimit me lëndë të parë të ushqimit në veprimtarinë tonë. Edhe kjo ka bë që në rastin e “Papirunit” me qenë mbyllur deri në një muaj i cili domosdoshmërisht ka shkaktuar dëme financiare në radhë të parë, por edhe ka kriju dëme te klientët që potencialisht, ne veç e kemi humb një pjesë të klientëve për kohën sa kemi qenë mbyllur.

    Ne filluam vetëm me shërbimin e delivery-t apo shërbimin e shpërndarjes së ushqimit, duke qenë se Qeveria nuk e ka lejuar shërbimin brenda lokalit. Vështirësitë kanë qenë të mëdha për shkak që është dashur me e reduktu numrin e punëtorëve edhe kjo nuk ka qenë e lehtë, nuk ka qenë e lehtë me i selektu cilët punëtorë po i mbajmë e cilët po i largojmë”, deklaron Lorik Bajrami, pronar në restorantin “Papirun”.

    E anëtari i stafit te “Papirun”, Gëzim Zogiani, e pranon se situate ka qenë mjaft e vështirë.

    “Kur kemi pauzu nuk e kemi ditë a po kthehemi a jo në vendin e punës, normal që është pak vështirë. Kur jemi kthyer, na është dashur të punojmë pa orar. Kemi punuar gjithçka, kemi dërguar porosi, kemi punuar brenda. Ka qenë nevojë për të punuar gjithçka”, ka deklaruar Zogiani.

    Vesel Hoxhaj, ciceron në muzeun arkeologjik në Prizren, tregon për rënien e numrit të vizitorëve.

    “Vitin e kaluar, ta quajmë kështu periudhë të sezonës turistike të Prizrenit, ku përveç turistave të jashtë që vijnë edhe të gjithë diasporën e kemi këtu, kemi pas diku afër 500 vizitorë në këtë periudhë. Por, këtë vit, duke e parë pandeminë për një periudhë kohore kemi qenë të mbyllur fare, kurse edhe pas hapjes, nuk ka pas vizitorë. Kishte shumë pak, e në ditë nuk kishte asnjë”, ka deklaruar Hoxhaj.

    Jehona Krasniqi, mjeke e përgjithshme, ka treguar për sfidat me pandeminë.

    “Jam ndër vullnetaret e para që jam paraqit qysh në kohën kur është shpall pandemia në Kosovë dhe kam shërbyer si mjeke vullnetare në Klinikën Infektive deri më 20 korrik. Ka ndodhë shpesh e kam lënë pacientin gjallë, kur kam shkuar të nesërmen në vizitë, veçse kishte ndërruar jetë, edhe pse nuk e prisnim që do të shpëtoj për shkak të gjendjes së rëndë”, ka thënë Krasniqi.

    Lulzim Krasniqi, pronar i “Chico Burger” në Gjilan tregon se si e kishte përjetuar rëndë vendimin për kufizimin e masave, duke ndaluar funksionimin e gastronomisë pas orës 21:00.

    “Një shkrim që e kam shkruar ndoshta në mllef momental, atë ditë që është marrë vendimi që deri në ora 21:00 lejohet puna. Ne prej orë 21:00 e kishim qarkullimin, të paktën i mbulonim shpenzimet, sepse i kisha katër paga me i dhënë. Megjithëse ne patëm filluar me 6 punëtor, 3 paradite dhe 3 pasdite. Kemi pas edhe plan tjera, kemi plane edhe për delivery, por ky vendim na erdhi papritur, sepse edhe sot nuk jemi duke e kuptuar ku ishte esenca. Andaj më 17 korrik, patëm vendos me e mbyll, të paktën mos t’i kem barrë pagat”, ka thënë Krasniqi.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka treguar se qarkullimi I përgjithshëm ka shënuar rënie prej 22 për qind.

    “Qarkullimi i përgjithshëm ka shënuar një rënie prej 22%, ose shprehur në terma monetar i bie mbi 800 milionë euro më pak qarkullim tek të gjitha ndërmarrjet që ekzistojnë në Kosovë. Në bazë të deklarimit të bizneseve duket që në muajin prill ka pasur 11 mijë e 522 punëtorë më pak krahasuar me periudhën paraprake të vitit 2019-të”, ka thënë Zeka.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.