×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania teston sirenat e alarmit, hera e parë që nga fundi i luftës së ftohtë

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Dhjetëra mijëra alarme kanë dalë nga sirenat në të gjithë Gjermaninë, për herë të parë që nga fundi i luftës së ftohtë, në një provë mbarëkombëtare të krijuar për të informuar popullatën se çfarë duhet të bëjë në një katastrofë dhe për të provuar gatishmërinë e shërbimeve të urgjencës.

    Alarmet u dëgjuan në orën 11 të mëngjesit, dhe sërish më pas 20 minuta më vonë.

    Janë bërë përpjekje paraprakisht për të informuar shkollat, qendrat e kujdesit dhe strehëzat e azilkërkuesve, mes frikës se sirenat mund të shkaktonin panik masiv ose të traumatizonin njerëz të moshuar ose refugjatë që mund të lidhin sirenat me kohën e luftës.

    “Ne kemi një popullsi shumë të papërgatitur,” tha Christoph Unger, president i zyrës federale për mbrojtjen civile dhe lehtësimin e katastrofave.

    Në kulmin e luftës së ftohtë, kishte rreth 86,000 sirena në të gjithë Gjermaninë. Shumica u shpërbë në kohën e ribashkimit gjerman në 1991 por ato ende ekzistojnë në shumicën e qyteteve.

    Në Berlin, shumica e sistemeve të alarmit u çmontuan vitet e fundit pas ankesave nga banorët në lidhje me zhurmën. Disa rajone, të tilla si Saksonia dhe Bavaria rivendosën sirenat pas përmbytjeve të mëdha në 2002.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se pjesërisht nuk funksionoi,” tha një zëdhënëse e BBK qeverisë. “Kishte vonesa për shkak të mbingarkesës së sistemit paralajmërues modular. Ne do të mundohemi ta rregullojmë gjithçka. Është mirë t’i trajnojmë të rinjtë se çfarë të bëjnë në një rast emergjencë”, shtoi ajo.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) tha të hënën se “nuk ka asnjë vend të sigurt për të shkuar në Gaza për...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielen në Shkodër. Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijet e saj dyshohet se është hedhur...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Koalicioniet “VLEN” dhe “Maqedonia jote” kanë mbajtur një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, ku kanë diskutuar për parimet e...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Sport06 Maj 2024
    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës. Ishi i Chelseas u transferua...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.