×
  • Lajme
  • Lajme

    Në korridoret e Shtëpisë së Bardhë: Vuçiq i drejtohej Hotit në serbisht, ai ia kthente në anglisht

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Ashtu siç ka ngjarë javë më parë në Bruksel, edhe më 4 shtator Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar që Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti t’i fliste në serbisht.

    Por për dallim nga hera e parë, Hoti këtu ia ka kthyer në gjuhën angleze.

    Kështu ka rrëfyer kameramani i Klan Kosova, Bardh Stublla, i cili atë ditë po ndiqte nga afër gjithçka po që ndodhte në Washington.

    “Derisa ishin në korridor Vuçiq i është drejtuar në serbisht Hotit: Si je a je mire?, Hoti ia ka kthyer në anglisht”, ka thënë Stublla.

    “Vuçiq mbeti pa tekst me këtë rast. Edhe koordinatorit Skënder Hyseni i drejtohej në serbisht: Nuk po mundemi të të përcjellim, shumë i shpejtë. Hyseni ia ktheu: What’s the point? (Ç’është çështja). Hyseni i thoshte: Mund të flasim vetëm në anglisht”.

    Stublla në Edicionin Special ka thënë se Presidneti Trump ka pasur një kujdes të veçantë për Avdullah Hotin.

    “Tregonte me të afërsi shumë të madhe”.

    “Trump thoshte se këtu ka shumë njerëz të mirë nga vendi juaj”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga...
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Sport14 Korrik 2025
    Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa.  Kasa vjen tek Gjilani pas një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.