×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi deklarohet për dokumentet e Speciales që u lanë në zyret e OVL-UÇK-së

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    OVL e UÇK-së po pretendon se rreth 4 mijë dokumente të klasifikuara të Gjykatës Speciale i kanë ardhur nga një person i panjohur ditën e djeshme në seli, raporton Front Online.

    Lidhur me këtë çështje, është deklaruar edhe  avokati Tomë Gashi, i cili ka hedhur mëdyshjet e tij mbi kredibilitetin e Speciales si institucion.

    Në  një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se në këto dokumente vërtetohet bashkëpunimi i Speciales me prokurorinë Serbe për Krime të Luftës.

    “Dërgimi i paketës nga kushdoçoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë. Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajn edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim”, ka shkruajtur Gashi.

    Postimi i plotë:

    SA MUND TI BESOHET GJYKATËS SPECIALE?

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i panjohur me mask, syza dhe mjekërr, është lënë para dyerëve të zyreve një paketë me rreth 4.000 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

    Nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunim i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.

    Dërgimi i paketës nga kushdoçoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë.

    Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajn edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim.

    Sot nga OVL e UÇK-së jemi njoftuar se këto dokumente me vërtetim janë marrur nga Prokuroria Speciale në Hagë.

    Prokurorët e Hagës e kanë detyrë që ta zbulojnë se si arriten këto dokumente para zyreve të OVL të UÇK-së.

    OVL e UÇK-së, sikurse edhe vete Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk janë nën hetime formale nga Gjykata Speciale!.

    Sa është i dëmshëm ky veprim i Gjykatës Speciale secili mund ta kuptoj.

    Ndoshta me këtë dikush don ta vërtetoj “arsyejen” e formimit të Gjykatës Speciale jashtë territorit të Kosovës me arsyetim se në Kosovë nuk mund ti mbrojnë dëshmitarët.

    Me këtë veprim Gjykata Speciale nuk mundi ta mbroj as vetëvehten.

    Gjykatës Speciale nuk mund ti besoj askush, pas këtij skandali.

    Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të Gjykatës Speciale me Serbinë, me Prokurorinë e Serbisë kjo nuk është fare risi, këtë e kemi ditur të gjithë, sepse kështu fatkeqësisht kanë vendosur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015, kur kanë votuar Gjykatën Speciale kundër ne shqiptarëve në përgjithësi, kundë shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër pjesëtareve të UÇK-së.

    Deputetet që e votuan këtë Gjykatë amnestuan krimet serbe deri në gjenocid kundër civile shqiptare në Kosovë.

    Sa është serioze një Gjykatë që ” ti dërgon”dokumentet e pastaj ti merr.

    Disa janë të “sigurt”se këtë e ka organizuar Hashim Thaçi, por kjo nuk është e vërtetë, sepse atij ju pre rruga për në Ëashington më 24.06.2020 pa e nënshkruar marrëveshjen historike me Serbinë, pasi që ai as që e ka ditur se në ditëlindjen e tij Prokurorët amerikan kishin ngritur aktakuzë kundër tij.

    Gjykata Speciale është më tepër e Serbisë se sa e Kosovës!.   /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.