×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edhe një shtet tjetër premton vendosjen e ambasadës në Izrael pas Kosovës e Serbisë

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Presidenti i ri i Malavi, Lazarus Chakwera, të shtunën, njoftoi se planifikon të hapë zyrë diplomatike në Jerusalem.

    Premtimi i tij pason deklaratat e bëra nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, të premten.

    Chakwera, një evangjelist, i cili u përurua si president i kombit të Afrikës së Jugut, më 6 korrik, njoftoi një seri reformash që do të përfshinin azhurnimin e Ministrisë së Jashtme të vendit dhe rrjetit të saj të ambasadave në të gjithë botën.
    Deri më tani, Malavi – një vend kryesisht i krishterë me 21 milionw banorë – nuk ka asnjë ambasadë në Izrael. Ambasadori jorezident i Izraelit në Malavi, Oded Joseph, është i vendosur në Nairobi, Kenia.

    Nëse Chakwera përmbush premtimin e tij, Malavi do të ishte vendi i parë afrikan që do tw hapte një zyrë diplomatike në Jeruzalem.

    Deri më tani, vetëm SH.B.A. dhe Guatemala operojnë ambasada të plota në Jeruzalem. Një numër vendesh kanë hapur misione tregtare, mbrojtëse ose kulturore në qytet, duke përfshirë Brazilin, Australinë, Hungarinë dhe Hondurasin.

    Të premten, Serbia dhe Kosova njoftuan papritur synimin e tyre për të hapur ambasada gjithashtu në kryeqytet, në kontekstin e një marrëveshjeje të normalizimit ekonomik dypalësh të ndërmjetësuar nga administrata e SHBA.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Gardisti i cili qëlloi veten me armë zjarri ditën e sotme në Qytetin Studenti, ka ndërruar jetë në spital, shkruan A2 CNN....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...
    Sport15 Tetor 2024
    Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj, të cilat u...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanët janë duke dominuar për gjysmë ore lojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.