×
Diaspora

U kapën duke punuar në të zezën në Zvicër, ja çka ndodhi me disa kosovarë

FrontOnline
08 Shtator 2020

olicia e Lucernit ka kryer të mërkurën një inspektim në një kantier ndërtimi në qytetin e Lucernit dhe një tjetër, në Entlebuch. Gjashtë persona janë arrestuar me këtë rast pasi që nuk kishin leje të vlefshme pune, shkruan zentralplus.chSipas policisë së Lucernit, janë kontrolluar një numër personash që punonin në kantieret në fjalë.

Policia për të realizuar kontrollet, me këtë rast ka bashkëpunuar me inspektoratin kantonal industrial dhe tregtar si dhe me Zyrën për Migracionin (Amigra).Gjithsej gjashtë persona, të gjithë punëtorë me hekura montimi, nuk kishin leje të vlefshme pune. Për këtë arsye ata u arrestuan nga policia.

Dy prej tyre janë identifikuar me dokumente të falsifikuara të identitetit. Pesë nga këta gjashtë persona, Zyra për Migracion (Amigra) i ka dëbuar nga Zvicra dhe u ka ndaluar hyrjen në të gjithë zonën Shengen për dy deri në tre vjet, përcjell albinfo.ch.

Një person është marrë gjithashtu në paraburgimin për dëbim.Të gjashtë personat, nga Irani, Serbia dhe Kosova, të moshës midis 20 dhe 38 vjeç, ishin të punësuar nga kompanitë me seli në Zvicër.

Meqë ishin punësuar ilegalisht, drejtorët e tyre administrues do të raportohen për shkak të shkeljeve të ndryshme të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin (AIG).Hetimet janë duke u kryer nga prokurorët publik në Lucern dhe Sursee.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
Nga Rubrika
Diaspora03 Mars 2024
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton se nga data 05 deri 07 mars 2024, pesë kompani të sektorit të turizmit nga...
Diaspora02 Nëntor 2022
Një burrë nga Kosova po akuzohet se ai dhe djemtë e tij për 16 vjet i kanë keqtrajtuar tanimë katër gra duke...
Diaspora19 Tetor 2022
Ka marrë pushim mjekësor për më shumë se një vit dhe gjatë kësaj kohe ka fituar 50,000 franga nga Suva. Tani kërcënohet...
Të tjera
Lajme04 Maj 2024
Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
Lajme04 Maj 2024
Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
Lajme04 Maj 2024
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
Bota/Rajoni04 Maj 2024
Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
Lajme04 Maj 2024
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
Kronika04 Maj 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.