×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell “godet” Vjosa Osmanin: Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa që ankohen

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell i ka replikuar ashpër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me një reagim të saj për marrëveshjen e arritur dje në Shtëpinë e Bardhë.

    Osmani në postimin e saj konkludonte se Kosova nuk përfitoi ato çfarë është dashur, përfshirë edhe njohjen reciproke me Serbinë.

    E Grenell i është përgjigjur duke i thënë se marrëveshja ishte për bashkëpunim ekonomik, dhe është një hap i jashtëzakonshëm.

    Madje i është drejtuar duke i thënë se ajo nuk i ka dhënë atij asnjë ide.

    “Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap gjigant. Për ty që ankohesh që nuk more më shumë, ju nuk më dhatë asnjë ide mua. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa që ankohen. Kjo është për hapjen e vendeve të reja të punës, jo simbolikë”, ka shkruar ai.

    Tutje, Grenell ka vazhduar duke thënë se me simbolikë nuk mund të paguhen shpenzimet e përditshme, qiraja e ushqimi.

    Në këtë kontekst, ai ka folur edhe për liqenin e Ujmanit.

    “Ju nuk mund të paguani qiranë tuaj ose të ushqeni familjen tuaj me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen. Të sugjerosh që emri hap diskutime të tjera është politikë pa kuptim. Ky është një studim për krijimin e vendeve të punës”, ka shkruar Grenell duke i replikuar ashpër Vjosa Osmanit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.