×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Serbia takohen në nivel ekspertësh në Bruksel, këto janë temat që diskutohen

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Të shtunën dhe të dielën, në selinë e Shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian zhvillohen takimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve.

    Në rend dite, sipas burimeve diplomatike, janë tri temat për të cilat ishte diskutuar në takimet e mëhershme: çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik.

    Këta takime në nivel të ekspertëve kanë për qëllim që të përafrojnë qëndrimet e palëve në prag të takimit në nivelin e lartë që zhvillohet të hënën e ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
    Për temat e përmendura, burimet e BE-së thonë se palët kishin bërë përparim në takimet e mëhershme dhe presin që të shfrytëzohet momenti për të rënë dakord për to.

    Të hënën, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të priten nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak.

    Sipas burimeve të BE-së, në takimin e nivelit të lartë do të diskutohet për çështjet pronësore dhe financiare si dhe për aranzhimet lidhur me komunitetet joshumicë në Kosovë.

    Vazhdimi i dialogut në nivel të ekspertëve dhe takimi i nivelit të lartë vijnë menjëherë pas një takimi që palët patën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, ku arritën pajtim për disa çështje ekonomike.

    Në BE nuk kanë dhënë shumë komente rreth marrëveshjeve në Uashington, pos asaj se “e marrin në dijeni këtë” dhe se presin vazhdimin e dialogut në Bruksel i cili ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura./REL

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.